“Mendoja të vrisja veten”, Lady Gaga hap zemrën dhe rrëfehet për ditët e saj të errëta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga, ka folur publikisht për problemet me shëndetin mendor në një intervistë për “CBS Sunday Morning”. Artistja promovoi albumin e saj më të ri, Chromatica, dhe u shpreh se këngët tregojnë pjesët më të errëta të jetës së saj, duke përfshirë betejën me shëndetin mendor.

“Nuk ka asnjë këngë në atë album që nuk është e vërtetë, asnjë!”, tha Lady Gaga. Duke cituar tekstin e këngës “911” ajo tha se i referohet mjekimit që i duhej të merrte në kohën kur ndihej në panik për emrin e famën e saj.

“E urreja që isha e famshme, e urreja që isha një yll, ndihesha e rraskapitur dhe e konsumuar. Nuk është gjithmonë e lehtë t’i lejosh të tjerët të shohin kur ke probleme mendore”, u shpreh artistja.

Ajo shtoi se atë kohë çdo ditë mendonte të vriste veten. “Nuk e kuptoja pse duhej të jetoja, përveçse duhej të isha aty për familjen time. Ky ishte një mendim dhe ndjenjë e vërtetë, përse duhet të jem në jetë? Unë jetova në këtë shtëpi, ndërkohë që njerëzit më ruanin për 2 vite për t’u sguruar nëse isha e sigurt”, rrëfeu Gaga.

“Nëse jam në një dyqan dhe dikush vjen afër meje dhe më vendos një telefon direkt në fytyrë dhe nis të bëj foto, ndihem në panik total, ndjej dhimbje trupi. Më duket sikur jam një objekt, nuk jam një njeri”, ka shtuar këngëtarja. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e disa bagëtive në territorin e...

Lajme të tjera

Web TV