Pavarësisht bisedimeve për paqe, dhuna në Afganistan nuk ka të ndalur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën nëntë ushtarë afganë u vranë pas një sulmi të militantëve talibanë.

Sulmi ndodhi në fshatin Nav Abad të rajonit Dasht-e-Qala, i tha një burim agjencisë së lajmeve Tolo.

“Përleshjet përfunduan pas një ore. Viktima ka edhe në anën e talibanëve, por nuk ka ende një informacion të saktë”, tha burimi.

Incidenti vjen derisa po vazhdojnë negociatat e paqes midis talibanëve dhe qeverisë së Kabulit.

Bisedimet e paqes, janë pjesë e një marrëveshje të arritur në muajin shkurt midis talibanëve dhe Uashingtonit.

Ato filluan më 12 shtator pas një mosmarrëveshje të gjatë mbi shkëmbimet e të burgosurve.

Negociatorët do të diskutojnë për armëpushimin, të drejtat e grave dhe pakicave dhe çarmatosjen e dhjetëra mijëra luftëtarëve talibanë dhe milicive besnikë ndaj komandantëve të luftës.

Pavarësisht nga bisedimet, sulmet në Afganistan kanë vazhduar rregullisht, duke shënuar viktima të shumta, përfshirë civilë, pasi militantët kanë refuzuar të deklarojnë një armëpushim.

I dërguari amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, i cili i ka përgatitur bisedimet, e quajti përshkallëzimin për keqardhje.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Afganistanit për Pajtimin Kombëtar, Abdullah Abdullah, u bëri thirrje talibanëve që të pranojnë një armëpushim.

“Atdheu ynë është djegur në luftë dhe konflikt për më shumë se dyzet vjet dhe shumë jetë kanë humbur”, tha Abdullah në një deklaratë./REL

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV