Tafaj për pandeminë: Jam për mësimin fizik në auditor,  jo online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një pyetje që bëhet në Shqipëri q ë kur ka nisur pandemia: A duhet më mirë të bëjmë mësim online apo fizik? Në emisionin HARD TALK NGA ROLALND QAFOKU kësaj pyetje ia dha përgjigjen ish-ministri Myqerem Tafaj dhe pedagog në Universitetin Bujqësor në Kamzë.

 – Mësimi online, Zoom-i, që ju jep mundësi të shprehen është shumë ndryshe nga auditori. Ajo gjallëria, ai interaktiviteti, me nxënësin, me studentin është i parealizueshëm. Pra, edhe nga kjo anë aksesi i internetit nuk është përmirësuar, raportet objektive të shkruara të majit të këtij viti nga Banka Botërore thonë se gjysmat e shkollave kanë internet dhe 47% e familjeve në Shqipëri nuk kanë akses në internet i cili të jetë i përshtatshëm për të zhvilluar mësimin online. Në këto kushte ne jemi të papërgatitur. BE ka lëvruar një paketë grant për vendin tonë lidhur me pandeminë. Ishin 198 milionë euro. Për digjitalizimin nuk është se nuk është investuar, por është fakt që media austriake mbështet një projekt shumë interesant dhe ka sjellë një platformë moderne që zbatohet në shkollat e Vjenës dhe në gjithë shkollat e Austrisë për mësimin në distancë. Kjo është realizuar si projekt por platforma nuk është aktive, nuk e di ku ka ngecur. Janë bërë investime të tjera edhe te rrjeti akademik shqiptar praktikisht ne ishim të papërgatitur për mësimin në distancë. Tani të erdhi ky grant nga BE? Veçoni 5 milionë euro ose 10 milionë dhe jam i bindur se i gjithë problemi për digjitalizimin e arsimit shqiptar në gjithë sistemin zgjidhet. Janë reforma të destinuara, të mbrojtura, është kontenti dhe kontentin e zhvillojnë përmbajtjet, dhe për mësimin në distancë e zhvillojnë mësuesit dhe pedagogët nuk ka nevojë të paguash, e kanë pjesë të tyre dhe natyrisht duhet t’i trajnosh e sigurisht t’i mbështesësh, t’i ndihmosh nxënësit, të cilët nuk kanë mundësi ekonomike. /Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Lejet unike, 85,980 aplikime të regjistruara në e-Albania

Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”. Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike”...

FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë Superiore, ja risitë e “Final 4”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar propozimin e ri për ndryshimin e rregullores së kampionatin “Abissnet Superiore” për fazën “Final 4”. Pas takimit konsultues me...

“Armik!” Endri Shabani i kthen përgjigje Lapajt

Vetëm pak minuta pasi Adriatik Lapaj e sulmoi në rrjetet sociale Endri Shabani ka reaguar me disa vargje në “Facebook”. “Mora pushkën dola malit, Të luftoja...

Punonjësit e kadastrës i pret qelia! Rama paralajmëron në Facebook

Qeveria do të miratojë një reformë të re për kontrollin e territorit, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave publike nga ndërtimet pa leje. Kryeministri...

Lapaj shfryn ndaj Endri Shabanit: Ty dhe dajën tënd do ju gjykojë populli

Adriatik Lapaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pasi kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, i...

Lajme të tjera

Web TV