Tafaj: Shqipëria e papërgatitur për mësimin në distancë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arsimi shqiptar kaloi një fazë jo të lehtë nga muaji mars deri në fund të vitit mësimor që u mbyll në fund të korrikut. Por si rezultoi ky proces në kushtet në distancë ose on linë? Myqerem Tafaj ish-ministër i arsimit dhe pedagog në Universitetin Bujqësor në Kamzë tha se kjo ishte një dështim. Sipas tij,  50% e shkollave nuk kanë internet  dhe kjo e ka përmbysur  të gjithë këtë proces.

 -Ne prapë jemi të papërgatitur për mësimin në distancë?

-Pse?

-Sepse nuk ka ndryshuar gjë që kur ka filluar pandemia. Nuk është bërë ndonjë progres lidhur me aksesin në internet. Që të jesh i përgatitur për mësimin në distancë, duhet të jesh i përgatitur në gjithë territorin e Shqipërisë. Sepse në çdo shkollë, mund të ndodhë që të krijohet një vatër dhe pastaj të mbyllet, kështu që mësimin do ta bësh në distancë. Pra ti duhet ta kesh në çdo kohë të përgatitur këtë skenar. Tani pandemia nxori në pah një tjetër gjë. Revolucioni që duhet të ndodhë në Shqipëri është ai në lidhje me arsimin digjital, që është i pa anashkalueshëm, sidomos për arsimin e lartë. Nëse duam të mbyllim një shkollë çfarë do bëhet? Hapni televizorin dhe ndiqni mësimin./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV