FOTO/ A ju kujtohet spikerja e njohur në ekranin e TVSH? Pas shumë vitesh imazhi i saj mbetet njësoj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prillin e vitit ’60-s, nga një ndërtesë njëkatëshe në krah të Rrugës së Kavajës, bashkë me emisionin e parë historik televiziv, u shfaq dhe një folëse, një imazh që u bë shumë shpejtë i gdhendur në memorien e teleshikuesit shqiptar të asaj kohe.

“Të dashur teleshikues, Televizioni eksperimental Shqiptar fillon emisionin e tij të parë ”, ishte fraza me të cilën ajo iu drejtua teleshikuesve të pakët.

Ka kaluar gati gjysmë shekulli, kur një vajzë e re, u pa në ekranin shqiptar dhe për dekadat që vijuan do të krijonte ikonën e televizionit kombëtar.

Ndonëse në vite folëset do të ndryshonin, të tjera do ta pasonin. Shprehja “Të dashur telespektatorë mirëmbrëma, po fillojmë transmetimet”, do të mbetej unike dhe e pandryshuar.

Fytyra të bukura, simpatike, brune e bionde, me një buzëqeshje natyrale, me një zë melodioz, qëndrim karakteristik, me një shqiptim korrekt, kështu kanë mbetur në memorien e publikut televiziv disa emra të spikatur të atyre viteve.

Mimoza Tafaj ishte njëra prej tyre. Figurë e rëndësishme në vitet e televizorëve bardhezi të markave “Butrinti”, “Dajti” e “Lura” prodhim të URT-së, ku shfaqej vetëm një kanal: TVSH

Mimoza Tafaj Prej kohësh  në Tiranë, por në një kohë të caktuar edhe ajo si shumë emra të tjerë të njohur si artistë apo personazhe publike të asaj kohe do të merrte vendimin të largohej nga Shqipëria duke zgjedhur të shkonte në kontinentin e largët, Amerikë, ëndrrën e shumë shqiptarëve për atë kohë, ku edhe jeton prej shumë vitesh.

Të fundit

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Ish-myftiu i Tiranës: Ideja e shtetit Bektashi, pas vizitës së Presidentit izraelit

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN se planet për krijimin e shtetit Bektashi në...

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

ARTAN FUGA Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe teknologjisë numerike! Rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë gjuhën dhe të shprehurit në shqip,...

Aksident në Kukës, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kukës. Si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti, ka ndërruar...

Lajme të tjera

Web TV