Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Amanda Koçi e njohur me emrin e artit si Ava Max, ka humbur ditën e sotme njeriun e saj shumë të dashur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo ka dhënë lajmin se gjyshi i saj nga babai është ndarë nga jeta.

“Sot dhe çdo ditë do nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koci. Sot ai ndërroi jetë ndërsa po flinte. Ndërsa po shkruaj këtë postim, zemra ime është copëtuar në miliona pjesë, por dua të ndaj këto fotografi të bukura të tij nga Shqipëria duke bërë atë që donte. Ai ishte humorist dhe aktor. E dija që dashurinë time për skenën e kam marrë prej tij. Ai ishte shpirti më i çiltër, personi që gjithmonë të gëzonte, personi që do të hiqte bluzën për ta dhënë ty. Do ta kujtoj gjithmonë kështu gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe qëndrove në jetë aq gjatë sa për të parë të publikohej albumi im. E di që do të jesh në atë skenë me mua. Të dua” – shkruante sot Ava Max.

Gjyshi i këngëtares nuk është i panjohur nga publiku shqiptar. Dhionos Koçi ka luajtur në rolin e ushtarit italian në filmin ‘Debatik’ në vitin 1961./Re.Gu/Fjala.al

 

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV