Durrës/ Kapet me pistoletë me vete 14-vjeçari, ja ku e kishte fshehur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë i mitur, vetëm 14 vjeç, është kapur nga policia e Durrësit me pistoletë.

Shërbimet e policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje në Sukth.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë i mituri A. V., 14 vjeç, banues në Sallmone, Shijak.

I mituri është pikasur nga policia në afërsi të stacionit të trenit në Sukth dhe pas kontrollit fizik, në çantën e dorës i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”.

Ndaj tij hetimet janë ende në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrës, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit...

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën për ‘Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00  do të prezantojë një nismë të re...

Momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës pasi piu kafe me të?!

Prokuroria e Shkodrës në një njoftim zyrtar ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin Erdgys Arrazit, i cili është vënë në pranga për shkaktim...

J.Lo sjell tendencën e thonjve që duhet ta provosh patjetër

Edhe pse Jennifer Lopez ishte veshur yll, këtë radhë vëmendja është tek thonjtë e saj! Pas kapërcimit të stinëve, nga e kuqja e ndezur...

Destinacioni i turistëve, Gramshi çel sezonin turistik! Qytetarët festë me këngë e valle

Bashkia e Gramshit çel sezonin turistik. Këngë, valle dhe gatime tradicionale janë organizuar në Liqenin e Dushkut, ku mijëra qytetarë kanë ardhur me familjen...

Lajme të tjera

Web TV