Sebino Plaku: Kosova, një përvojë e dobishme, Kastrioti, një sfidë e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti kryeqytetas kthehet pas Kosovës në Superiore, flet për synimet me krutanët. Në rikthimin e tij në Kategorinë Superiore, sulmuesi Sebino Plaku ka zgjedhur Kastriotin. Megjithatë, ai e shikon të vështirë sezonin e ri të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Por futbollisti që ka shëtitur në një pjesë të madhe të klubeve të Superiores, por e ka provuar fatin edhe jashtë Shqipërisë, e shikon Kastriotin si një sfidë të re.

Ka pasur sezonin e shkuar një përvojë të dyfishtë me Llapin dhe Gjilanin në Superligën e Kosovës, një përvojë nga e cila Sebino Plaku ka mbetur i kënaqur. “Të them të drejtën ka qenë një përvojë pozitive, një përvojë e bukur, edhe pse nuk e mendoja se do të shkoja në Kosovë, – ka rrëfyer ai, duke folur posaçërisht për Fjala.al. – Pashë se ka shumë entuziazëm që në momentin kur shkova, dhe njerëzit e donin futbollin dhe interesi ishte shumë i madh.”

“Edhe korrektësia ishte shumë e madhe, qoftë në aspektin financiar, qoftë në aspektin e marrëdhënieve që kanë njerëzit në këtë biznes të futbollit, më ka lënë pështyppje shumë të mira, më ka lënë mbresa kjo përvojë”, – ka shtuar 35-vjeçari, i cili ka sqaruar se pse nuk vijoi më tej në Kosovë. “Të them të drejtën, nuk arritëm të gjenim një të mesme të përbashkët me Gjilanin, edhe pse dëshira ishte nga të dyja palët”, – ka thënë ai.

“Por mendoj që unë nuk u ndjeva aq i vlerësuar sa ç’mendoja se duhet të isha, pasi bëra një sakrificë për të shkuar atje, si financiarisht, ashtu edhe sportivisht, – ka vijuar Plaku. – Unë u mundova me të gjitha mënyrat që t’i ndihmoja dhe prandaj mendoj se nuk ma kthyen këtë sakrificë që unë bëra për Gjilanin. Kjo bëri që të mos binim dakord dhe të mos vazhdoja me ta.” Në këtë rikthim të tij në Kategorinë Superiore, sulmuesi ka zgjedhur Kastriotin.

Lexo edhe :  VIDEO/ Vulosi kualifikimin e PSG, Ousmane Dembele feston si Diogo Jota

“Situata rrodhi në atë mënyrë që Kastriotit unë i kisha lënë të kuptohej se isha i interesuar, sepse që në momentin që unë u ktheva në Shqipëri, pata kontaktuar ekipe të ndryshme dhe një ndër to ishte edhe skuadra krutane, – ka vijuar kryeqytetasi. – Në fillim Kastrioti ishte larg sa i përket ofertës dhe asaj që unë prisja prej tyre, por, më vonë, situata ndryshoi dhe gjetëm një gjuhë të përbashkët. Kemi gjetur një të mesme të përshtatshme për të dyja palët dhe tanimë jam pjesë e tyre.”

Megjithatë, Plaku e shikon të vështirë sezonin e ri të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, teksa thotë: “Po, të them të drejtën, mendoj se ka për të qenë shumë e vështirë, se i kam ndjekur gjatë kësaj periudhe ekipet dhe lëvizjet e merkatos, edhe pse mendoj se, ndoshta, niveli i Superiores ka rënë pak sepse edhe tregu ka një ngrirje për shkak të epidemisë së virusit korona dhe mendoj se kjo ka prekur edhe kampionatin tonë.

Por futbollisti që ka shëtitur në një pjesë të madhe të klubeve të Superiores, por e ka provuar fatin edhe jashtë Shqipërisë, e shikon Kastriotin si një sfidë të re. “Sido që të jetë, ekipet, ose pjesa më e madhe e tyre kanë ruajtur grupet, përforcimet kanë qenë pak më të pakta këtë vit, – pohon Plaku. – Por e vërtetë është që do të jetë shumë e vështirë dhe, mbi të gjitha, për një ekip që e provoi para dy vitesh sesa e vështirë ishte, pra, si Kastrioti, mendoj që sfida në këtë rast të jetë akoma më e madhe.”

“Por kjo më motivon akoma edhe më tepër dhe e kam marrë këtë sfidë me shumë vullnet, me shumë dëshirë, edhe kam besim që gjërat do të shkojnë mirë deri në fund”, – ka përfunduar futbollisti më i ri i Kastriotit, Sebino Plaku./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë masivin pyjor pranë Liqenit të Luleve

Një masiv pyjor në Parkun Kombëtar të Lurës, në qarkun e Dibrës, është përfshirë nga flakët këtë të martë,...

Dhunuan bashkëmoshataren, nisin hetimet për 4 të miturat! Një 16-vjeçare ende në kërkim

Një ngjarje e rëndë u regjistrua para dy ditësh (6 korrik) në qytetin e Fierit ku disa vajza të moshës 16-të dhe 17-vjeçe dhunuan...

8 korrik 1960: Incidenti i avionit U-2 dhe spiunazhi i Francis Gary Powers

Ngjarja që Tronditi Luftën e Ftohtë  Më 8 korrik 1960, Francis Gary Powers u akuzua zyrtarisht nga autoritetet sovjetike për spiunazh. Ai ishte në paraburgim...

Mero Baze: SPAK, politikë linçuese ndaj Metës e Veliajt

Gazetari Mero Baze, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me SPAK dhe reformën...

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për importet nga Bosnje dhe...

Lajme të tjera

Web TV