Ekzekutimi i 71-vjeçarit/Detaje nga operacioni 1 minutë e gjysmë i RENEA-s, gjurmët e “luftës” në banesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e cila tronditi Elbasanin dhe bëri një bujë të madhe mediatike, ku 71-vjeçari Lefter Zhidru u ekzekutua nga forcat RENEA.

Në një bisedë telefonike për ‘Fjala.al’ negociatori i operacionit, i cili ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Zhidrun shprehet se vendimi për ekzekutimin e tij është marrë në harkun kohor prej 1 minutë e gjysmë.

Forcat RENEA i janë afruar banesës së 71-vjeçarit në katin e dytë të pallatit ku ndodhi e gjithë ngjarja dhe i kanë dhënë sinjal Zhidrut se do të futen duke goditur derën e jashtme të banesës.

Menjëherë pas sinjalit të tyre, Lefter Zhidru ka qëlluar me breshëri drejt forcave të policisë që ndodheshin jashtë godinës, veprim i cili solli edhe vendimin për ekzekutimin e tij.

Pas tentativës së fundit të forcave RENEA për të ndaluar këtë ngjarje është marrë edhe vendimi për të neutralizuar 71-vjeçarin.

Pas ekzekutimit të tij forcat RENEA kanë gjetur në banesë 800 gramë tritol të lidhura me një detonator dhe në fund kishte një kapsolle, të bëra gati me qëllim shpërthimin e tyre.

Përveç tritolit të përgatitur në banesën e tij u gjet edhe një bomubul gazi e cila mund të përdorej si minë.

Lefter Zhidru kishte njohuri shumë mira në montimin e lëndëve plasëse dhe armëve luftarake pasi kishte punuar si specialist në uzinën e Mjekësit në Elbasan.

71-vjeçari i rezistoi të gjitha tentativave që u bënë për të shmangur ekzekutimin e tij pasi ishte njohës i mirë i të gjitha metodave të përdorura, pasi gazit lotsjellës i është përgjigjur me një peshqir të lagur të vendosur në fytyrë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në pallatin 5 katësh, ndërsa apartamenti i tij ndodhej në katin e dytë të godinës. /Ra.My.Fjala.al/

Lexo edhe :  Rama: Çlirojmë Tiranën nga zaptimet në lagje

 

 

 

Të fundit

‘’Gjithë fshati im po pret që të dal”, Aurela Gaçe rrëfen momentin kur i hoqën këngën

Këngëtarja e njohur shqiptare, ndër më të dashurat nga publiku, Aurela Gaçe ka rrëfyer një pjesë nga rrugëtimi i...

Ernest Muçi shton zërat për largim: “Nuk rri aty ku nuk më duan”

Ernest Muçi nuk po kalon një periudhë të mirë te Beshiktashi. Është gazeta turke “Hurriyet”, që ka publikuar së fundmi prapaskenat me sulmuesin e Kombëtares...

Iu vodhën votat brenda PD-së, Gjunkshi kërkon hapjen e kutive të tjera

Partia Demokratike dhe kandidati i saj Xhemal Gjunkshi, kërkon hapjen kutive të tjera për votën preferenciale, pasi nga rinumërimi i 42 kutive nga KAS...

Kurti: Do presim 50 emigrantë të dëbuar nga SHBA

Qeveria në Kosovë ka miratuar vendimin për pranimin e emigrantëve të dëbuar nga SHBA-ja, ku për 1 vit do të strehohen 50 prej tyre....

Sa është paga mesatare bruto në Shqipëri sot? Dalin shifrat zyrtare

Paga mesatare bruto mujore në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 arriti në 82,210 lekë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...

Lajme të tjera

Web TV