Holandë/ Arrestohet kreu i grupit kriminal, në kërkim një shqiptar (EMRI)

Një shtetas kolumbian i konsideruar si kreu i një grupi kriminal është arrestuar në Holandë dhe është shpallur në kërkim një shqiptar i cili nuk është i panjohur për drejtësinë, Frederik Durda.

Durda është shpallur në kërkim për trafikim kokaine dhe pastrim parash.

Hetimet holandeze bëjnë me dije se grupit i janë sekuestruar 12 milionë euro, ndërsa pjesë e grupit janë dhe disa shqiptarë të tjerë. /Re.gu/Fjala.al