Tatimet kërkesë bizneseve: Deklaroni paga më të larta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata tatimore ka shtuar presionin ndaj tatimpaguesve për të bërë deklarime më të larta të pagave, duke u kërkuar që të deklarojnë pagat reale. Subjektet janë paralajmëruar se ata po monitorohen dhe po krahasohen me tregun dhe se nëse nuk korrigjohen, atëherë do të aplikohen sanksionet e parashikuara në ligj.

Në shkresën e tatimeve thuhet: “Nga monitorimi i deklaratave tuaja tatimore kemi arsye të besojmë se paga që ju deklaroni për profesionin… nuk reflekton nivelin real që po paguani.

DPT-ja i verifikon pagat vazhdimisht, duke i krahasuar ato që deklarohen nga punëdhënësit me pagat e konstatuara në treg. Ju vëmë në dijeni se DPT-ja do të vazhdojë të monitorojë deklarimin e pagave tuaja dhe do t’i trajtojë parregullsitë duke aplikuar sanksionet e parashikuara në ligj. Ju lutemi, mermi masa për korrigjimin e deklarimit të pagave, pasi ne do të monitorojmë edhe reagimin tuaj ndaj kësaj letre.

Ju lutemi, lidhuni drejtpërdrejt me DPT-në duke telefonuar në numrin 08000002 për çdo paqartësi ose nevojë që mund të keni. Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë të drejtat e të gjithë tatimpaguesve por, për ta bërë këtë, na duhet bashkëpunimi juaj. Vlerësojmë vërtet kontributin tuaj si tatimpagues e qytetar dhe ju falënderojmë për vëmendjen”, thuhet në letrën që u është dërguar bizneseve.

Përfaqësuesit e subjekteve ankohen se kjo shkresë u është dërguar edhe subjekteve që i deklarojnë pagat në nivelet reale, apo edhe të vetë punësuarve, që në bazë të ligjit deklarojnë paga minimale.

Muajt e fundit janë shtuar shkresat e tatimeve ku u kërkohet subjekteve të paguajnë sigurimet dhe tatimet mbi të ardhurat nga pagat të punonjëseve të tyre. Në fillim të muajit shtator, tatimet u shkruanin bizneseve: “Mbetet shqetësues fakti që Ju rezultoni me detyrime të papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe tatimin mbi të ardhurat personale (TAP). Ju kujtojmë që pjesën më të madhe të këtyre detyrimeve, ju e mbani nga pagat e punonjësve dhe është e patolerueshme që të mos e derdhni në buxhetin e shtetit. Pagesa në kohë e detyrimeve tatimore, përveçse një detyrim ligjor është po aq edhe detyrim moral, mosrespektimi i afateve të së cilës, sjell pasoja (gjoba dhe kamatëvonesa, fillimi i masave të mbledhjes me forcë të detyrimeve, duke përfshirë bllokim të llogarive bankare e të tjera, evidentimin tuaj si tatimpagues me risk dhe bërjen objekt të kontrolleve tatimore), të cilat mund të shmangen. Ju ftoj që gjithçka më sipër ta lexoni me kujdes dhe të kryeni brenda datës 31.08.2020 të gjitha pagesat e detyrimeve ende të papaguara”.

Lexo edhe :  Fëmija 2 vjeç bie nga kati i tretë i një hoteli në Rinas

Shpesh, këto shkresa u dërgohen të gjithëve, edhe subjekteve që i paguajnë në rregull detyrimet, duke krijuar shqetësim tek këta të fundit./Monitor/

Të fundit

Ushtria amerikane “zbarkon” në Kosovë në kuadër të “Defender Europe 25”

Kosova sivjet është nikoqire e stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”. Ushtrimet do të mbahen në poligonin ushtarak të Babaj...

Zbulohet pas 48 vitesh fëmija ilegal i Freddie Mercury me gruan e shokut të tij

Një libër i ri biografik që do të publikohet së shpejti, me titull “Love, Freddie”, po trondit botën e muzikës dhe fansat e Queen,...

VIDEO/ Napoli në festë, mijëra tifozë festojnë titullin kampion!

Një natë për t'u mbajtur mend në Napoli, jo si shumë herë. Skuadra e qytetit fitoi titullin e katërt në historinë e Serie A dhe...

Rama: Projekt me Italinë për energjinë, kemi ngritur parkun e parë teknologjikë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), kur ndër të tjera foli...

Lajme të tjera

Web TV