“Shkoj ku më thotë partia”, Flamur Noka tregon në cilin qytet do kandidojë si deputet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka ka thënë se nuk e la ai qarkun e Kukësit, por në konsultim me partinë u mor vendimi për të garuar në Tiranë.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Noka sqaroi për gazetaren Nisida Tufa, se ky vendim ka ardhur si pasojë e nevojës që ka partia, duke thënë se është punëtor i vjetër i PD, dhe gjithmonë do japë kontributin e tij, si dhe ku ka nevojë partia.

Pyetje: Ju keni lënë Kukësin për Tiranën, pse ndodhi kjo?

Noka: Unë jam një punëtor i vjetër partie, jam rritur në këtë parti, përgjithësisht kam zbatuar një parim, parimi është ky: Forca ime politike që më ka rritur që ka investuar te unë, unë do t’i përgjigjem ku të jetë nevoja.

Pyetje: Ju vjen keq?

Noka: Sigurisht ndjej keqardhje, por kur rrethanat kërkojnë që duhet të japësh më shumë në një vend tjetër duhet të shkosh patjetër.

Pyetje: Përtej kësaj që thoni, personalisht si e shihni këtë lëvizje? Për elektoratin tuaj në Kukës?

Noka: Absolutisht i mbetem besnik elektoratit tim, por jam besnik dhe ndaj forcës sime politke. Unë jam i katapultuar, jam i rritur në këtë parti. Përpara privilegjeve të mia do vendos partnë, prevalon nevoja për kontribut. Kjo lëvizje është bërë në konsultim. Nuk është puna ku dua unë të rri, por ku ka nevojë partia.

Pyetje: Sa të vështirë e shihni garën në Tiranë?

Noka: Jam rritur mes garash dhe betejash, kështu që një njeri që është rritur në këtë mënyrë, nuk i ka problem fare garat.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard...

Dustin Hoffman, mjeshtri i ndjeshmërisë së thellë në ekran

Nga Leonard Veizi Në panteonin e artit të kinemasë, ka aktorë që thjesht luajnë një rol, dhe ka artistë që e transformojnë atë, duke e...

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim nga ushqimi. Medita italiane bëjnë...

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në...

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri...

Lajme të tjera

Web TV