Ambasada shqiptare në Athinë jep njoftimin e rëndësishëm për emigrantët

Ambasada shqiptare në Athinë lajmëron të gjithë qytetarët se ka ndryshuar procedura e aplikimit dhe marrjes së pasaportave dhe mjeteve të identifikimit. Sipas ambasadës, data e takimit jepet për 10 ditë punë nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për katër javë.

Sipas ambasadës brenda muajit tetor të këtij viti koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë punë dhe në total dokumentet biometrike do të dorëzohen për tre javë.

Njoftimi i plotë:

“Të nderuar bashkatdhetarë,

DUKE FILLUAR NGA DATA 27 korrik 2020 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kryer procedurat për pajisje me pasaportë për 19.331 shtetas. Gjithashtu në këtë hapësirë kohore janë shpërndarë 18.575 dokumente biometrike.

Më e rëndësishmja në këtë iniciativë është fakti se SOT data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportes realizohet për 4 javë.

BRENDA MUAJIT TETOR 2020 koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total pasaportat do të dorezohen për 3 javë.”

Re.Gu/Fjala.al