Bilanci i Covid-19 në Shqipëri/ VOA: Javën e fundit numri i viktimave më i ulëti pas 2 muaj e gjysmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, java e fundit shënoi numrin më të ulët të viktimave që prej mesit të muajit korrik, me 16 persona të cilët humbën jetën.

3 prej tyre u shënuan në 24 orët e fundit: një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese. Krahasuar me një javë më parë bëhet fjalë për 9 vdekje më pak. Që prej fillimit të pandemisë, në vend janë rregjistruar 380 vdekje.

Gjatë javës së shkuar edhe numri i rasteve të të reja, ishte më i ulëti që prej fillimit të muajit gusht. Në total bëhet fjalë për 856 të prekur, ndërkohë që një javë më parë ishin konfirmuar 1015 të infektuar. Që prej muajit mars në Shqipëri janë shënuar 13391 raste pozitivë me COVID 19.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të bëra publike të hënën nga ministria e Shëndetësisë, “janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur me virusin Sars-Cov2: 31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore”.

Aktualisht janë 5382 raste aktive, të shpërndarë në të 12 qarqet e vendit. Vetëm në Tiranë janë gati gjysma e totalit.

Ndërkaq, numri i të shtruarve në spitale vijon të luhatet thuajse në të njejtat nivele. Deri pasditen e së hënës, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar”, bëri të ditur ministria.

Lexo edhe :  Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për sot

Duke nisur që nga 1 Tetori, autoritetet kanë vendosur të lejojnë hapjen e bareve, restoranteve dhe pishinave në ambientet e mbyllura. “Task-Forca e inspektimit të protokolleve anticovid, policia e shtetit dhe policia bashkiake do të inspektojnë zbatimin e protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Por nëse duam që aktivitetet ekonomike të mos pengohen dhe ekonomia të ecë përpara, duhet të marrim përgjegjësinë që na takon, duke nisur nga institucionet, biznesi dhe çdo qytetar”, theksoi Manastirliu, duke saktësuar se “do të vijojnë të mbeten të mbyllura sipas Aktit Normativ të miratuar në muajin Korrik, të gjitha klubet e natës, lounge-bar, pub-e, diskot apo veprimtari të këtij lloji”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej...

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje. Një ndjekëse e ka...

Nga Zheni Gjergji te Ferdinand Xhaferri, ja kush pritet të largohet nga kryesia e PD

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin. Askush...

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas...

Rrëshkitësja “Rosebud” nga “Citizen Kane” shitet në ankand për 11 milionë paund

Një objekt i dhuruar nga një regjisor, i cili e mori gjatë pastrimit të një studioje, bëhet pjesa e dytë më e vlefshme e...

Lajme të tjera

Web TV