Korçë/ Katër mësues të infektuar, mes tyre një çift bashkëshortësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër mësues të qarkut Korçë janë infektuar me COVID-19. Rastet janë shënuar në shkollat 9-vjeçare të Korçës, Bilishtit dhe Ersekës.

Një çift bashkëshortësh, mësues, raportohen mes të infektuarve të fundit.

Sakaq, Ministria e Shëndetësisë, mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit tha se janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki:

31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.

Në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7629 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Pse Blendi Gonxhe ka marrë kaq shumë vota? Ministri jep argumentet e tij

Blendi Gonxhe është socialisti më i votuar në Vorë. Ai ka siguruar 4759 vota. Në një lidhje live për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku...

ANALIZA – 11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Fitorja e Partisë Socialiste në 11 maj, që projektohet deri në 83 mandate, është padyshim në një përqindje që i bën keq demokracisë shqiptare...

Spartak Ngjela: Fatkeqësia e PD është Sali Berisha

Për të bërë një analizë konceptuale për Zgjedhjet 2025 në panelin e “Shqipëria Voton” në Top Channel, moderatorja Grida Duma, kishte avokatin Spartak Ngjela. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV