Ministrja Denaj: Ja sa do jetë rritja e rrogave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajmi më i mirë financiar i këtij viti është vendimi i qeverisë për rritjen e  pagave të mjekëve, infermierëve dhe mësuesve. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj tha gjatë emisionit “Hard Talk nga Roland Qafoku” se kjo rritje shkon deri në 40%.

“Roland, ju e keni lëvizjet e profesioneve si mjekë, infermierë në rajon. Unë do ju ftoja të shikonit Bullgarinë, do ju ftoja të shikonit Maqedoninë e Veriut edhe Serbinë deri diku, por të paktën këto dy të parat. Ju do të shikoni që ka një fluks të largimeve edhe nga Bullgaria edhe nga Maqedonia e Veriut drejt tregjeve… Në fund po flasim për një atraksion i cili sado mund të vendosë rritjen e pagave 40%, unë nuk do ta konkurroj dot.

Pse? Sepse rrogat që një treg pune si Gjermania e ofron nuk mund të krahasohet me rritjen e pagave që buxheti jonë e mundëson dhe kjo edhe për një element tjetër. Ne vërtetë po bëjmë një rritje të rëndësishme, por ne duhet të kemi një hierarki strukture pagash sepse po aq të rëndësishëm janë edhe arsimtarët, po aq të rëndësishëm janë edhe policët. Pra, të gjitha strukturat të cilat janë në shërbim të popullsisë, kanë dhe vendosen në një hierarki pagash dhe rritje pagash që duhet të jenë proporcionale”, tha Denaj.

Ndërsa shtoi se, “Folëm për 21% para disa vitesh për mjekët dhe 23 për infermierët dhe nuk është një rritje e vogël, dhe tani po flasim për 40%. Ajo që po them është që nuk mund të shkohet vetëm në rritje të pagave të mjekëve pa krahasuar dhe rritjen e të tjerëve. Është dhe arsimi”./Jo.Be/Fjala.al

Lexo edhe :  Kthjellime, vranësira e reshje shiu me intensitet të ulët, parashikimi i motit për sot

Të fundit

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime...

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

Lajme të tjera

Web TV