Silva Bino në spital me Covid, Manastirliu flet për gjendjen e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu reagon lidhur me infektimin me koronavirus të shefes së epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, e cila prej tre ditësh është shtruar në spital.

Manastirliu i uron shërim të shpejtë profesoreshë Silva Binos, për të cilën thotë se po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin Infektiv në QSUT.

“Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar. Dr. Bino të presim të na bashkohesh sa më parë. Bashkë”, shkruan ministrja.

Që prej marsit kur u shpërtheu pandemia doktoresh Bino është një ndër figurat kryesore e angazhuar në përballimin e pandemisë së koronavirusit.

Bino eshte dhe pjese e komitetit teknik, nga ku dalin vendimet për përballimin e pandemisë.

Ndërkohë kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë tha pasditen e djeshme, se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar. Raste Aktive me Covid-19 janë 5348, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 377./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Antimafia italiane trajnime Policisë shqiptare për krimin me kriptomonedha

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Italisë (DIA), Gjeneral Lejtnant Michele Carbone, zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet...

Shok skuadre me mbrojtësin e Shqipërisë/ Serbia përjashton zyrtarisht nga lista lojtarin

Serbia ka publikuar listën përfundimtare me 25 emra që do të udhëtojnë drejt Tiranës. Janë katër futbollistë të larguar nga lista e mëparshme me...

Besiktas i vendos çmimin Muçit, shqiptari “joshet” nga Serie A dhe Bundesliga

Vendosi rekord në klub si një nga blerjet më të shtrenjta në histori, por e ardhmja e Ernest Muçit është gjithnjë e më larg...

I nxehti ekstrem ‘zgjeron’ hartën/ Ja kur do të ndalet rritja e temperaturave

Nga maji i vitit 2024 deri në maj të vitit 2025, rreth 4 miliardë njerëz, ose gati gjysma e popullsisë së botës, përjetuan të...

Celibashi i rrëzon PD-së pretendimin për ‘trenin bullgar!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike për “trenin bullgar” të pretenduar për ngjarjen e Peqinit, ku opozita deklaroi se kishte...

Lajme të tjera

Web TV