Turqia teston vaksinën e parë anti-C*ovid/ Vullnetari: Duam që virusi të eliminohet sa më shpejt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia ka testuar vaksinën e parë kundër Covid-19 duke përdorur si vullnetar në testimin e fazës së tretë një punonjës shëndetësor.

Sipas mediave turke vullnetar doli një 53-vjeçari, Asım Baştürk,tek i cili do të testohet faza e tretë e  testit të vaksinës që vjen nga Kina.

Në një deklaratë për mediat, Dr. Mustafa Sait Gönen, dekani i Fakultetit kryesor turk të Mjekësisë të Universitetit Cerrahpaşa në Stamboll, tha: “Sot, ne filluam testimin e fazës 3 të vaksinës me origjinë kineze nga shkolla mjekësore Cerrahpaşa”.

Ndër të tjera ai është shprehur se nga 355 mijë pacientë që kishin vizituar institucionin që nga marsi, 27 mijë ishin trajtuar për COVD-19 dhe 77 mijë ishin testuar.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për Fakultetin e Mjekësisë Cerrahpaşa. Kjo luftë (kundër virusit) vazhdon në Cerrahpaşa, si në spitalet e tjera dhe në botë”, shtoi ai.

Po ashtu edhe Baştürk tha: “Unë u bëra vullnetar me vullnetin tim. Sigurisht, ne duam që ky (virus) i cili po krijon telashe për Turqinë dhe botën të eliminohet së shpejti”. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

E Enjtja magjike e futbollit shqiptar

Nga ERVIN BAKU Një e Enjte zakonshme Korriku, por që do të mbahet mend gjatë. Tri fitore në një mbrëmje....

Britanikja emocionon duke kënduar shqip, Rama: Shqiptar bëhesh edhe me zemër

Britanikja Sara Payman ka emocionuar me zërin e saj duke kënduar këngë shqiptare. Video është ndarë nga kryeministri Edi Rama në Facebook. Bashkangjitur videos së...

Ka një shkëputje të rrezikshme: në çështjen e Gazës, politika nuk flet më për popullin

nga Gaby Hinsliff Fillimisht duhej të ishte një bisedë e ngrohtë për gatimin dhe përvojat e mëmësisë së re. Por programi Woman’s Hour i BBC Radio...

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare

Plazhet e Shqipërisë do të kthehen në “hit” këtë verë. Vendi ballkanik shkëlqen me një thesar plazhesh kilometra të gjata të fshehura midis mbetjeve...

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares!

Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e Anesti Ramës, ngjarje...

Lajme të tjera

Web TV