‘’Kam qenë vartësi juaj’’, të qeshura dhe batuta në Komisionin për anëtarët e KQZ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e parë e seancave dëgjimore të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re ka filluar me sportivitet, të qeshura e batuta.

Protagonist ka qenë vetë Damian Gjiknuri i cili është ballafaquar me një kandidat që rezulton se ka qenë vartësi i tij. Arben Xhiku, kandidat për komisioner dhe rregullator ia ka thënë në sy Gjiknurit se kanë qenë brenda një administrate dhe madje ky i fundit ka qenë vartës i Gjiknurit.

Por ky i fundit e ka pritur mirë këtë fakt duke i thënë se jeta prandaj është e bukur, që hap mundësi të reja. Në fund i uroi natën e mirë.

Gjiknuri nuk i la batutat as me kandidatin pasardhës, Arens Çelën që rezulton dhe këshilltar i grupit parlamentar të PS. Gjiknuri me të qeshur pyetjen e parë Çelës ia drejtoi duke i thënë ”Çfarë të shtyu, jo kush të shtyu”.

Por në fund Gjiknuri duke parë kolegët e tjerë u tha se nuk janë marrë masat për Komisionin, pasi s’ka menduar njeri për ta. Gjatë gjithë kësaj kohe ish-ministrit nuk iu nda e qeshuran nga fytyra.

BISEDAT E GJIKNURIT ME KANDIDATËT

Arben Xhiku: Ka dhe brenda administratës. Kam qenë vartësi juaj.

Damian Gjiknuri. Vartësi im. Unë të njoh herët. Kam konsideratë për ty. Jeta kështu është, edhe ne kemi lëviz nga pozicioni. Prandaj është e bukur jeta. Të krijojë mundësi dhe horizonte të reja.

Arben Xhiku: S’është vendi për këtë lloj debati z/Gjiknuri. Të falënderoj.

Damian Gjiknuri: E njoh që në ’94. Nuk është avantazh të kesh lindur parakohe.

Damian Gjiknuri: Na bëj një prezantim për veten. Ta njohin njerëzit. Ça të shtyu të kandidosh, jo kush të shtyu.

Lexo edhe :  Matura Shtetërore 2025/ Shpallen datat për plotësimin e formularëve, A1 dhe A1Z

Arens Çela: Jam Arens Çela. Ka studiuar në Itali, universitetin e Bolonjës. Kam pasur një eksperiencë 3-vjeçare si asistent pedagog në Itali. Më pas erdha në Shqipëri. Tani punoj si këshilltar në grupin parlamentar të PS. Duke shpresuar për të sjellë frymën e re perëndimor, për reformën e re që po bëhet me KQZ. Shpresoj të sjellim diçka të re. S’kam konflikt interesi. Nuk jam anëtar partie.

Damian Gjiknuri: Keni ndonjë pyetje, Myslim ke ndonjë pyetje? Mirë Arens. Natën e mirë. S’duroi gjatë. Nuk duroi gjatë. Tani s’i keni marrë masat. S’ka menduar njeri për ne./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/960553181108238/

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV