“ Perspektiva: Evropa”/ Ambasadori Zingraf jep sinjalet për hapjen e Tetorit Gjerman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf me anë të një video-mesazhi gjatë kësaj të marte ka dhënë sinjale për hapjen e Tetorit Gjerman. Në mesazh thuhet se edhe këtë vit do të kemi javët gjermano-shqiptare.

Zingraf gjithashtu shprehet se si pasojë e pandemisë, do të ketë shumë ndryshime, pasi disa aktivitete do të zhvillohen në mënyrë virtuale dhe disa të tjerë me prani fizike.

“Përshendetje të dashur fansa të Tetorit Gjerman. Edhe këtë vit do të kemi javët gjermano-shqiptare të kulturës dhe ky do të jetë edicioni i 14-të i kësaj serie aktivitetesh. Pandemia e Coronavirusit ka sjellë shumë ndryshime: do të ketë më shumë aktivitete virtuale të zhvilluara online, debate dhe ekspozita.

Por do të realizojmë edhe aktivitete me prani fizike, të gjitha jashtë, si për shembull në këtë kopsht, në ajër të pastër dhe me një koncept të qartë higjiene në mbrojtje të të ftuarve tanë. Motoja e këtij viti do të jetë “ Perspektiva: Evropa”, shprehet ambasadori gjerman.

Më tej ai shtoi se, nga perspektiva të ndryshme do të kemi mundësi të diskutojmë dhe reflektojmë mbi Evropën,

“ Çfarë është Evropa?”, “ Kush është Evropa?” dhe ndoshta “ Ku është Evropa?”. Arsye për këtë ka mjaft.

Këtë vit u sinjalizua nisja e bisedimeve të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE, këtë vit patëm dhe kemi ende presidencën gjermane të Këshillit Evropian dhe po këtë vit, duke nisur nga nëntori, do të marrim edhe kryesimin e institucionit tjetër të madh e të rëndësishme evropian atij të Këshillit të Evropës, anëtari i të cilit Shqipëria është prej kohësh tanimë. Por le të themi konkretisht, se ku mund të informohemi rreth programit.

Lexo edhe :  ‘Burgu 313’ voton Ilir Metën, kreu i PL merr 58 vota

Ju ftoj të shikoni dhe shkarkoni aplikacionin Tetori Gjerman apo vizitoni faqen tonë të internetit www.tetori-gjerman.com. Pres më gëzim një Tetor Gjerman të mbushur me ngjarje dhe shumë takime me ju.”, thuhet në video-mesazhin e ambasadorit gjerman”.

Të fundit

Një mace shpëton miken e saj nga sulmi i qenit, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Në Brazil, një mace shpëtoi miken e saj nga një sulm qeni. Një video e publikuar së fundmi tregon një...

Dosja kundër Berishës, gazetarja zbulon detajet: Provat, deri në dy vite…

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen "Partizani" në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamabër Malltezi dhe personave të tjerë...

Të gjitha herët që u përpoqën ta helmonin James Bond (dhe dështuan)

Ja mënyrat më të çmendura se si agjenti 007 arriti të shmangte vdekjen e sigurt, pavarësisht se iu administruan substanca toksike, normalisht vdekjeprurëse për çdo...

Çfarë përfitojnë emigrantët pas marrëveshjes për pensionet me Italinë?

Më 1 qershor hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italinë. Lajmi u bë i ditur një ditë më parë nga kryeministri...

Alarmante/ 9 nga 10 shoferë nuk mund të ngasin pa parë telefonin e tyre!

Studimi më i fundit sjell rezultate tronditëse në lidhje me përdorimin e telefonave celularë gjatë drejtimit të makinës. Një nga problemet më të mëdha moderne...

Lajme të tjera

Web TV