WhatsApp me lajme të mira, bëhet si Snapchat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Privatësia është një nga gjërat që diskutohet më së shumti në ditët e sotme, sidomos pas zhvillimit që ka marrë teknologjia së fundmi.

Shumë informacione, foto dhe video private qarkullojnë në telefonat e miqve tanë të dërguar po nga vetë ne dhe në raporte konfidenciale me ta, por që shumë raste këto foto ose video mund të jenë bërë virale.

Për këtë arsye whatsApp ka vendosur të punojë për “shtatërrimin” e këtyre të dhënave në telefonin e marrësit.

Normalisht do të duhej ta bënit manualisht, por tipari i ri do t’ju lejojë të caktoni një skadim automatik, si Snapchat.

Quhet “media në skadim” dhe do të “heq” imazhin pasi marrësi të ketë parë imazhin dhe të dalë nga biseda.

Kjo do t’ju ndihmojë të mbani private fotot dhe videot tuaja, në vend se ato të lundrojnë në WhatsApp për gjithë përjetësinë.

“Kur përdoruesi vendos të dërgojë një media që skadon – imazhe, video dhe GIF – media do të zhduket në telefonin e marrësit, sapo ai të largohet nga biseda.”

Ju do të jeni në gjendje të aktivizoni funksionin duke shtypur një buton të ri pranë kutisë së mesazheve.

Imazhi do të zhduket plotësisht, megjithëse marrësi do të paralajmërohet para se të largohet nga biseda.

WhatsApp tashmë thuhet se po punon për një tipar të ngjashëm të vetë-shkatërrimit edhe për tekstet.  /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

4 kandidatë u ankuan në KQZ për vjedhje votash brenda PD, Berisha: Janë të lirë

Ndërsa kreu i PD-së Sali Berisha po pretendon me denoncime çdo ditë për “farsën elektorale" të 11 majit nga...

Austria ndalon martesat mes kushërinjve, hyn në fuqi në gusht

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin...

48-vjeçari që kultivoi kanabis në Krujë vihet në pranga, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Krujës ka goditur një tjetër rast të të kultivimit të bimëve narkotike, duke arrestuar një 48-vjeçar dhe duke identifikuar bashkëpunëtorin e tij....

‘Rrezikon’ mandatin e dytë në rast rinumërimi, Shehaj bën një kërkesë zyrtare

Partia “Mundësia”, mbasi ka siguruar dy mandate në Qarkun Tiranë, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar njohjen si...

“I dashur Sali”, Rama i shkruan letër Berishës: Falë teje, Shqipëria bëhet mbretëri

I dashur Sali, Nuk gjej dot fjalët për të të shprehur mirënjohjen time për gjithçka që ke bërë në muajt e fundit. Pa ty, unë...

Lajme të tjera

Web TV