Pandemia/Merkel: Na presin muaj të vështirë, duhet të shmangim izolimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania do të përballet me disa muaj të vështirë për shkak të koronavirusit, paralajmëroi kancelarja gjermane, Angela Merkel, raporton Reuters.

“Gjermania deri më tani ka kaluar pandeminë relativisht mirë falë sjelljes jashtëzakonisht të përgjegjshme të qytetarëve në muajt e fundit, por ne shohim tani që po vjen vjeshta, një fazë e vështirë është përpara”, i tha Merkel parlamentit gjerman.

Gjermania raportoi 1.798 raste të reja me koronavirus të mërkurën, treguan të dhënat e Institutit për sëmundjet infektive, Robert Koch.

Të martën, Merkel diskutoi me udhëheqësit e 16 landeve për të fuqizuar masat kundër pandemisë.

Kufizimet synojnë të shmangin “me çdo kusht” një izolim mbarëkombëtar, tha Merkel, duke shtuar se mbajtja në funksion e ekonomisë është një përparësi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani ka arritur në mbi 280 mijë ndërsa mbi 9 mijë persona kanë vdekur.

Ndër masat që parashohin autoritetet gjermane është kufizimi i numrit të personave në tubimet private dhe publike./rel/

Të fundit

Bëri burrë e grua për spital, arrestohet 21-vjeçarja në Has

Policia e Hasit ka vënë në pranga një të re, pas konfliktit për pronat të ndodhur dje në fshatin...

PD shkresë misionit të OSBE-ODHIR, liston shkeljet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi

PD i ka dërguar një shkresë KQZ-së dhe misionit të OSBE-ODHIR ku ka listuar, sipas tyre, shkeljet e konstatura me shpërndarjen e zarfeve në...

Sot seanca e 12-të për konstituimin e Kuvendit! A do të dalë Kosova nga ngërçi politik?

Për të dymbëdhjetën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë nëntë parlamentare...

Njoftim nga “Integrated Energy BV SPV”

Shoqëria "Integrated Energy BV SPV" Sh.p.k organizon Dëgjesën Publike për konsultimin e "Aplikim per ndryshim thelbësor në kushtet e lejes së mjedisit të tipit...

Ministri izraelit paralajmëron se Gaza do të shkatërrohet plotësisht!

Një zyrtar i lartë i lëvizjes islamiste palestineze Hamas tha të martën se zhvillimi i negociatave për të rënë dakord për një armëpushim të...

Lajme të tjera

Web TV