Nën hetim të SPAK edhe dy oficerë të tjerë, shtyhet seanca për kreun e OFL

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme për kreun e OFL, Artan Shkëmbi, të cilit do t’i komunikohej masa e pezullimit.

Burime nga Policia e Shtetit thonë bëjnë me dije se përveç Artan Shkëmbit, SPAK ka kërkuar të dhëna edhe për dy oficerë të tjerë në Policinë e Shtetit si të dyshuar të përfshirë në nxjerrjen e sekretit hetimor.

Në pyetje janë marrë dy agjentë të cilët kanë kërkuar në TIMS të dhënat e dy personave për të cilët Gjermania kishte kërkuar informacione për pasurinë e tyre.

Edhe pse Prokuroria e Posaçme ka bindjen që këta oficerë së bashku me kreun e OFL Artan Shkëmbin kanë nxjerrë sekretin hetimor, tre punonjësit e policisë kanë pohuar se kërkimin në TIMS e kanë bërë për shkak të detyrës që ata kishin.

Hetimi ka nisur që në prill pas informacioneve të mbërritura nga Gjermania. Artan Shkëmbi, kreu i Operacionit Forca e Ligjit u pezullua nga detyra me firmë të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Partnerët ndërkombëtarë dërguan informacione pranë Prokurorisë së Posaçme se Shkëmbi është i lidhur me dekonspirimin e operacioneve në nxjerrjen e sekretit hetimor dhe korrupsion./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Blendi Kajsiu: Cila është anomalia politike e Shqipërisë?

Kolegu Bushati argumenton se kush pretendon se Berisha i humbi zgjedhjet, apo se Rama i fiton zgjedhjet përballë berishizmit...

Braçe komplimente Arlind Qorit: Bëri fushatë të mirë, të tjerët jo

Erion Braçe komplimentoi sot fushatën e Lëvizjes Bashkë të Alrind Qorit për zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në Report TV, Braçe thotë se...

Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator

Administrata Trump ka urdhëruar mbylljen e të gjitha pozicioneve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) jashtë vendit deri më 30 shtator, duke zhvendosur...

Rama: Çlirojmë Tiranën nga zaptimet në lagje

Fitorja e mandatit të katërt i ka dhënë mundësinë kryeministrit Edi Rama që të marrë kohë të mjaftueshme për të reflektuar, si në analizë,...

Shqiptari zbret nga makina dhe dhunon punonjësin e pastrimit! Donte ta parakalonte

Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Athinë, ku një punonjës i shërbimeve të pastrimit është sulmuar fizikisht nga tre të rinj. Sipas raportimeve...

Lajme të tjera

Web TV