Ruçi letër kryeparlamentarëve të BE: Të nisë sa më parë diskutimi për negociatat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka nisur një aksion të ri diplomatik parlamentar. Dje u ka dërguar të gjithë Kryetarëve të Parlamenteve dhe të Senateve të vendeve anëtare të BE-së një letër ku i falenderon për mbështetjen e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian dhe i informon për hapat e mëtejshme të Kuvendit.

“Vendimi i marrë nga Këshilli i Bashkimit Europian në datën 25 mars 2020 për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, i bazuar në progresin e arritur në reformat dhe përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga Këshilli, është një inspirim e detyrim për të vijuar me përkushtim në përmbushjen e detyrimeve tona ndaj procesit të integrimit.

Mbështetja e parlamenteve të vendeve anëtare ka qenë një inkurajim i madh për avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, të cilën populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë. Këtë mbështetje e kam konstatuar gjatë të gjitha takimeve dypalëshe gjatë vitit 2019″, shkruan Ruçi.

Më tej ai thekson se, “Kuvendi i Shqipërisë po jep një kontribut kyç në rrugëtimin europian të vendit tonë, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe kontrollin ligjor e politik të procesit dhe përputhshmërinë e ligjeve me standardet e BE-së, duke garantuar një cilësi më të mirë të legjislacionit kombëtar.

Kuvendi i Shqipërisë është gjithashtu i angazhuar në mbështetjen e reformave të rëndësishme në kuadrin e integrimit europian të Shqipërisë, si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi dhe plotësimi i rekomandimeve të Këshillit Europian, për përgatitjen e kuadrit negociues.

Bashkangjitur letrës, po Ju dërgoj një kopje të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë “Mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian”, si edhe “Planin e masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian”, miratuar së fundi nga Kuvendi i Shqipërisë.

Lexo edhe :  Gazetari flet për vdekjen misterioze të Kosta Trebickës: E gjetën gjallë në mëngjes…

Ne kemi besim se do të kemi edhe mbështetjen e parlamenteve dhe senateve të vendeve anëtare që negociatat të çelen sa më shpejt dhe të fillojë sa më parë diskutimi i kapitujve të tyre”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Fundërrinë e pështirë, erdhi në Shqipëri pa dhëmbë!” Murrizi shfryn ndaj Yuri Kim

Ish-deputeti dhe kandidati i demokratëve në zgjedhjet e 11 Majit, Myslim Murrizi ka “shpërthyer” së fundmi ndaj ish-ambasadores amerikane...

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH: Përkushtim për NATO-n

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me...

Spiropali i jep “bekimin” Kosovës: Si ne, sa më shpejt në Këshillin e Europës

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, ka dhënë një mesazh mbi rrugëtimin demokratik të vendit...

“Ne kemi kulla 300-vjeçare pa leje, si do zgjidhet ky problem?”

Urbanisti Imeldi Sokoli zbuloi në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN problematikat e pronësisë me të cilat përballen banorët e Thethit, në një kohë...

Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, reagon Partia e Lirisë

Dorëheqjet e drejtorëve në bashkitë Vlorë, Fier dhe Durrës janë minim i autonomisë vendore dhe demokracisë lokale', sipas anëtares së kryesisë së Partisë së...

Lajme të tjera

Web TV