Horoskopi, 3 tetor 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Nëse një histori ka përfunduar keq në të kaluarën, mundohuni që ta lini pas. Në punë do të ndiheni të lodhur, por sforcimet tuaja do të shpërblehen.

Demi

Do të jeni shumë energjik gjatë kësaj dite, ku Hëna do të jetë e pranishme duke nisur nga pasditja. Sa i takon punës, mundohuni që të mos nënvlerësoni projektet e reja. Kujdes duhet të bëni që të mos hiqni dorë nga diçka e sigurtë, për një tjetër të pasigurtë.

Binjakët

Ata që janë vetëm do të kenë mundësi që ti kapin mundësitë fluturimthi. Në punë, momentet e nervozizmit do të kapërcehen me kalimin e orëve, ndaj bëni durim.

Gaforrja

Në fushën sentimentale do të ketë zhvillime intriguese dhe mund të keni dëshirë për të thelluar raportin me një person. Në sferën profesionale janë mjaft të favorizuara negociatat. Mundohuni që të shmangni debatet e kota ose banale me prindërit apo fëmijët.

Luani

Kjo fundjavë do të jetë disi e vështirë sa i takon ndjenjave, ndaj bëni kujdes. Në punë duhet të ruani qetësinë dhe të mundoheni që të mos nervozoheni. Marsi do të ketë ndikim pozitiv në shenjën tuaj.

Virgjëresha

Zhvillime pozitive do të ketë për dashurinë gjatë kësaj të shtune, ku do të keni mundësi që të bëni projekte të rëndësishme afatgjata. Në punë, shumë gjëra do të varen nga situata, por nga ana tjetër do të keni mundësi që të merrni në dorë një projekt me rëndësi në periudhën në vijim.

Peshorja

Do të përballeni me probleme të vogla në dashuri, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë. Edhe në punë do të jeni shumë të acaruar. Keni dëshirë për të pasur sukses, ndaj nëse keni punuar fortë, shpërblimi nuk do të mungojë.

Lexo edhe :  Një telefonatë nga Tirana fut në 'sherr' Melonin me Macronin

Akrepi

Ky është moment i rëndësishëm për dashurinë, pasi ka ardhur koha për të bërë disa zgjedhje. Saturni do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj dhe në punë, do të keni mundësi që të mbyllni një kontratë.

Shigjetari

Nëse një lidhje dashurie nuk ecën siç duhet, mos tentoni që të kaloni të pamundurën. Në punë, ky është një muaj i mbushur me zgjedhje të rëndësishme. Në momentin e fundit, mund të ndryshoni një marrëveshje.

Bricjapi

Në sferën sentimentale ju pret një ditë e bukur, e cila duhet jetuar plotësisht, shkruan noa.al. Ndërsa në punë duhet të bëni një propozim, pasi është momenti për të guxuar.

Ujori

Në dashuri do të përjetoni momente tensioni, ndaj bëni mirë që të ruani qetësinë. Ndërsa në punë, fundjava është mjaft e favorshme për të arsyetuar me qetësi.

Peshqit

Ka ardhur momenti për të rikuperuar një krisje në dashuri, nëse keni të bëni me të lindurit e shenjës së dashit apo bricjapit. Në punë, Mërkuri do të ketë ndikim tranzit dhe kjo gjë do ju ndihmojë që të zgjidhni një problem brenda fundit të muajit.

Të fundit

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë,...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa...

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Igli Tare pritet të bëhet zyrtarisht “djall”, por në Itali nuk kanë asnjë dyshim për këtë pjesë, thjesht është kohë, me ish futbollistin e...

Nesër Konferenca e Pestë ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila pritet të mbahet në Bruksel të enjten (22...

Lajme të tjera

Web TV