Gazetarja e shëndetësisë jep alarmin: Në treg shiten bajame të helmuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja e njohur Llambrini Kona ka ngritur një shqetësim të madh që prek drejtpërdrejtë shëndetin e njerëzve.

Llambrini Kona është gazetare e cila mbulon fushën e shëndetësisë, njëkohësisht edhe kryeredaktore e gazetës “Molla e Shëndetit”.

Prej saj është ngritur alarmi se në treg qarkullojnë dhe shiten për njerëzit bajame të hidhura, të cilat në vendet e tjera janë rreptësisht të ndaluara për shkak të ekfekteve negative që sjellin në shëndet.

“Bajamja e hidhur është më e rrezikshme se dhjetëra e ndoshta qindra medikamente, që shiten në farmaci vetëm me rekomandim të mjekut. Nëse dikush do ta përdorë kundër kancerit, duhet ta marrë këtë si një ilac, vetëm me rekomandim dhe në vende të posacme, me doza të posacme.” shkruan Kona.

Ndër të tjera ajo i konsideron jashtëzakonisht shumë të rrezikshme edhe për fëmijët ndërkohë që ka shpejguar të gjitha efektet që mund të sjellë ky produkt.

Shkrimi i plotë i Gazetares 

Në tregjet e fruta-perimeve po shiten masivisht dhe lehtësisht bajama të egra të hidhura.

I bëj thirrje Instituti të Shëndetit Publik, Ministrisë së Bujqesisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, AKU-së, dhe inspektoratit shëndetësor të Bashkisë Tiranë , të ndalojnë menjëherë shitjen e bajameve të hidhura në tregje. Kam blerë 1 kg bajame të paçara tek tregu i Uzinës Dinamo, pasi cava disa kokrra, i provova, i pështyta. Tmerrësisht të hidhura!

Bajamet e hidhura nuk janë ushqim dhe ashtu si janë të ndaluara në vendet e tjera, duhet të ndalohen edhe në tregjet tona, pasi ato janë helm i mirëfilltë. Vite më parë jam përplasur me tregtarët që i shisnin ato dhe thoshin që ua blejnë për kancerin. dhe për këtë arsye, i mbajnë edhe më shtrenjtë se bajamet e ëmbla. Këtë punën e kancerit do ta diskutojmë më poshtë, por nëse një produkt është helmues dhe ka pasoja serioze mbi mëlçinë, nuk mund të shitet lirisht në tregje dhe as të blihet pa rekomandim.

Bajamja e hidhur është më e rrezikshme se dhjetëra e ndoshta qindra medikamente, që shiten në farmaci vetëm me rekomandim të mjekut. Nëse dikush do ta përdorë kundër kancerit, duhet ta marrë këtë si një ilac, vetëm me rekomandim dhe në vende të posacme, me doza të posacme.

Mirëpo, në këtë mënyrë se si bajamet e hidhura po shiten në treg për të ëmbla, po gënjen konsumatorët, është prezent rreziku i helmimit aksidental të popullsisë, sidomos i fëmjëve të vegjël, të cilët mund të jenë në rrezik jete edhe vetëm me 1 ose 2 kokrra bajame të hidhura.

Njerëzit që kanë përfunduar në reparte urgjence këto kohë ose me dëmtim të mëlçisë, të raportojnë se çfarë kanë ngrënë. Kudo ku shkoni ne urgjencat spitalore deklaroni nëse keni ngrënë bajame të hidhura, që të merrni shpejt ndihmën me antidoditin e cianidit.

Me kete rast, perseris keshillen qe kam rinovuar me kohe, duke ndryshuar nje qendrim te hershem: Mos konsumoni berthama pjeshkash, kajsish apo bajamesh te egra si nje menyre per te parandaluar kancerin. Amygdalina vret vertet qelizat kanceroze, por punon si kemioterapia, duke helmuar edhe qelizat e shendetshme dhe duke shkaktuar efekte anesore te ngjashme me ato te kimioterapise. Berthamat e kajsise apo te bajames se eger kane treguar sipas studimeve, se shkaktojne dhimbje koke, të përziera, të vjella, dhimbje barku, marramendje, dobësi, konfuzion mendor, konvulsione, arrest kardiak, dështim te frymëmarrjes, koma dhe deri vdekje (siç është shqyrtuar nga Geller, Barthold, Saier, & Hall, 2006) dhe te gjitha keto simptoma klinike variojne sipas dozes se konsumit.

Mbani mend se natyra per te na mbrojtur i ka dhene helmit shijen e hidhur farmak. Psh. shume nga ne kane provuar ne femijeri berthamat e kajsise apo te pjeshkes, per shkak te ngjashmerise qe ato kane me bajamet. Por hidhesia e forte ka bere qe te refuzojme ngrenien qe ne kokrren e pare, pa ditur se keto ne fakt do te na demtonin.

Nderkohe, ngrenia aksidentale apo me vullnet e farave ne nje molle apo dardhe nuk do te na demtoje. Ngrenia e farave te shalqirit eshte e sigurt, pasi nuk i perkasin familjes Rosaceae (trendafilore), qe eshte tipike per amygdalinen.

Nga ana tjeter, do t’ju kujtoj, shmangni ngrenien e bajameve te hidhura, pasi mund te ndodhe qe bajamja e embel te shitet e perzier me te hidhuren.

Lexo edhe :  U nis drejt Gjermanis, humb kontaktet me familjarët i riu nga Korça

Bajamja e hidhur eshte e ndaluar te tregtohet ne BE dhe ne Amerike, per shkak te toksicitetit qe ka treguar dhe urgjencave ambulatore.

Nje mjek pershkruan rastin e nje pacienteje me kancer të zorrës së trashë, e cila hodhi poshtë operacionin dhe kimioterapinë dhe hengri bajame të hidhura, 12 te tilla me ujë. Brenda 30 minutash ajo zhvilloi helmim të rëndë me dhimbje abdominale, edemë pulmonare, acidozë të rëndë laktike dhe humbje të ndërgjegjes. …

Nese kujtoni kohet e fundit, ne kemi theksuar se sheruesi mitik Kejsi dhe herbalisti Dr. Kristofer rekomandonin bajamen e embel per parandalim te kancerit, ndersa ne rastin e kancerit, serish bajamen e embel duke shtuar 1 bajame te hidhur.

Sepse edhe bajamet e ëmbla përmbajne cianidin amygdalin, por ne sasi 50 here me te vogel, sesa bajamet e hidhura, Konkretisht bajamja e hidhur ka 25.2 mg cianid për kilogram, per bajamen e embel kjo eshte 0.5- 3.5 mg per kg, sipas një studim publikuar në 2013 ne nje reviste ndërkombëtare të Toksikologjise.

Doza ditore e rekomanduar per bajamet eshte 30 gr apo 23 bajame, nje doze mjaft e sigurt, ndersa doza vdekjeprurse psh per nje person me peshe trupore 72 kg ishte nese do te hante rreth 1.5 kg bajame te embla çara ne dite ose 1150 kokrra per te marre sasine helmuese te cianidit. Kjo eshte praktikisht nje sasi e pamundur per konsum ditor.

Nderkohe, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve,. USA deklaron se Cyanide nuk grumbullohet në trup dhe është ekskretuar brenda 24 orëve jashte trupit. Por tek bajamja e embel peshojne me shume perfitimet, thote Gazeta e Bujqesise dhe Kimise Ushqimore, pasi bajamet e embla jane te pasura sidomos me magnez dhe vajra te mire per zemren dhe ato ndihmojne gjithashtu ne kontrollin e sheqerit ne gjak”.

Po bajamja e hidhur?

Bajamet e hidhura janë bajame të egra dhe përmbajne 50 herë më shumë cianid për kilogram, sesa bajamja e ëmbël, sipas studimit të vitit 2013 në ISRN toksikologji. 10- 50 bajame te hidhura mund të jenë vdekjeprurëse, ne varesi te peshes trupore dhe te permbajtjes se cianidit ne cdo kokerr bajame.

Cianidi punon shpejt dhe është potencialisht vdekjeprurës, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Edhe pse forma e gaztë është më helmuese, edhe të ngrënit cianid rrezikon. Ai punon duke bllokuar oksigjenin nga marrja prej qelizave, duke shkaktuar hipoksi dhe vdekjen e tyre.

Nuk do te doja te rradhis ketu gjithe situatat tronditese qe shkakton cianidi, por duhet ta bej, qe t’i dini qe nese ato paraqiten te kaloni shpejt ne urgjence per te marre antidodin specifik kunder cianidit. Nese dikush ka ngrene me sasi berthama kajsie apo bajamesh te hidhura per shkak te kancerit, apo nese femija ka konsumuar te tilla aksidentalisht, shenjat jane rrahje te shpejta te zemres ose ngadalesim te rrahjeve te zemres, hipotension, konvulsione, cianoze me te vjella etj. Paraqituni menjehere ne urgjence.

Gjithashtu, do t’jua sugjeroja mos ta perdorni vajin e bajames se hidhur me gjithe reklamimin qe i behet. Personalisht, sa here kam porositur vaj bajameje te embel, me kane sjelle pikatoret me bajamen e hidhur dhe rreth 20 shishe te tilla as i perdora, as ia dhashe dikujt, por i hodha. Fillimisht e kam provuar kete lloj vaji edhe ai ishte mjaft irritues per mukozat dhe era ishte shqetesuese nervore. Por une gjithnje kam qene ne dileme, nese ne vajin e bajames se hidhur permbahet cianid apo jo.

Ne fakt, kam gjetur se cianidi i hidrogjenit reduktohet kur farat copetohen, behen pluhur dhe thahen e pastaj rregjen ne uje para se te distilohen. Era si bajame e hidhur, me te cilen prezantohet cianidi, me ben te dyshoj qe nese vaji i bajames se hidhur permban nje ere te forte te tille, metoda e nxjerrjes se tij nuk me garanton se eshte nxjerre sic duhet dhe se cianidi eshte larguar.

Edhe pse zakonisht jam e qendrueshme ne bindjet e mia, ka raste kur mund te ndryshoj pozitat e meparshme. Dhe jam e vendosur ta bej kete, pa qendruar fanatike e besimeve te vjetra, me qellimin e vetem per te mos demtuar asnje jete njerezore. /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Ndahet nga jeta në moshën 58 vjeçare ish-kreu i kadastrës, Artan Lame

Është ndarë nga jeta pas një ndëhyrje kirurgjikale të vështirë në zemër ish-kreu i kadastrës, Artan Lame. Lame, i cili...

Ja cili është fruti më i madh në botë, mund të peshojë deri në 40 kilogramë

Imagjinoni një frut aq të madh sa mund të ngatërrohet me një skulpturë bime, aq të rëndë sa duhet të ngrihet me të dy...

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë dhe vendosjen e sanksioneve

Eurodeputetët kristianëdemokratë, socialdemokratë, liberalë dhe të gjelbër i kanë bërë një apel urgjent Komisionit Evropian që të ndalojë plotësisht të gjitha paratë nga Brukseli...

Kuvendi aktual në detyrë deri më 8 korrik, ja kur do të mblidhet seanca e radhës!

Zgjedhjet e 11 majit nxorën 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, por puna do të vijojë deri në korrik me përbërjen aktuale. Seanca...

Neda Balluku tregon raportin me Arbër Hajdarin pas “BBV”: Më ka mbetur si mik i çmuar

Pas përfundimit të edicionit të “Big Brother VIP”, Neda Balluku ka ndarë me publikun për raportin e saj me Arbër Hajdarin, një...

Lajme të tjera

Web TV