Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Tropojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Tropojë mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babinaj në Tropojë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme (4 tetor). Sipas informacioneve, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ndërsa në pranga është vënë autori i dyshuar i ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 04.10.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Babinaj, Tropojë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A.H., 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin L.H., 35 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A.H, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Tropojë, për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Gjakovës për mjekim më të specializuar. Ndërkohë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Infekitim me salmonelë, “vdes” AKU-ja

Pas dhjetëra rasteve alarmante me produkte të pasigurta ushqimore në treg, qeveria ka vendosur të shkrijë Autoritetin Kombëtar të...

Këto ushqime do t’ju ndihmojnë të hiqni dorë nga sheqeri

Mund të na pëlqejnë ëmbëlsirat, por të gjithë e dimë se nuk duhet ta teprojmë. Sigurisht, ka mënyra se si mund të zëvendësojmë ëmbëlsirat që...

U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë

Prej një jave nuk ka asnjë lajm për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare, e cila është studente në Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza. Sipas disa...

2 prilli/ Dita Ndërkombëtare e Autizmit

2 Prilli festohet çdo vit si Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. Tema e këtij viti përqendrohet në qëndrueshmërinë globale dhe neurodiversitetin, dhe se...

Rubio në qendër të vëmendjes në samitin e kryediplomatëve të NATO-s

Më 3 dhe 4 prill, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) do të mblidhen në Bruksel...

Lajme të tjera

Web TV