Presidenti Meta: Të gjitha vendet e rajonit kanë armik të përbashkët shpopullimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Meta nëpërmjet një statusi në facebook ka shkruar që të gjitha vendit e rajonit kanë një armik të përbashkët i cili është shpopullimi.

Meta shkruar që në rastin e Shqipërisë situate është akoma më kritike për shkak të një qeverisjeje të mbrapshtë që nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut.

“Të gjitha vendet në rajon, veçanërisht Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina, e duan integrimin europian, që nuk duhet të jetë thjesht retorikë”, ka shkruar më tej Meta.

 

Postimi i plotë i presidentit Meta: 

Të gjitha vendet e rajonit tonë kanë një armik të përbashkët: Shpopullimin, veçanërisht largimin masiv të të rinjve.

Në rastin e Shqipërisë, situata është edhe më kritike se kudo tjetër, për shkak të një qeverisjeje të mbrapsht që nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, ka shkallmuar shtetin e së drejtës, refuzon sundimin e ligjit, dhunon brutalisht demokracinë dhe provokon rëndë paqen sociale.

Të gjitha vendet në rajon, veçanërisht Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina, e duan integrimin europian, që nuk duhet të jetë thjesht retorikë për të marrë financime nga Komisioni Europian dhe institucionet e BE-së, por që në radhë të parë kërkon reforma të guximshme, të shpejta dhe të prekshme, që rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe garantojnë të ardhmen e sigurtë europiane të vendeve tona. ?????

Të fundit

Ernest Muçi shton zërat për largim: “Nuk rri aty ku nuk më duan”

Ernest Muçi nuk po kalon një periudhë të mirë te Beshiktashi. Është gazeta turke “Hurriyet”, që ka publikuar së...

Iu vodhën votat brenda PD-së, Gjunkshi kërkon hapjen e kutive të tjera

Partia Demokratike dhe kandidati i saj Xhemal Gjunkshi, kërkon hapjen kutive të tjera për votën preferenciale, pasi nga rinumërimi i 42 kutive nga KAS...

Kurti: Do presim 50 emigrantë të dëbuar nga SHBA

Qeveria në Kosovë ka miratuar vendimin për pranimin e emigrantëve të dëbuar nga SHBA-ja, ku për 1 vit do të strehohen 50 prej tyre....

Sa është paga mesatare bruto në Shqipëri sot? Dalin shifrat zyrtare

Paga mesatare bruto mujore në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 arriti në 82,210 lekë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...

I grabiti telefonin dhe portofolin qytetarit në plazh, 28-vjeçari në pranga

Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar pasi grabiti me dhunë një qytetar në rrugë në lagjen nr. 13 në qytetin bregdetar. Ngjarja është regjistruar...

Lajme të tjera

Web TV