Rihannës i është kërkuar që t’u kërkojë falje të gjithë myslimanëve pasi në shfaqjen e saj të fundit të të brendshmeve ka përdorur një këngë që përmbante tekste të shenjta islamike si kolonë zanore.
Një video teksa modelet e veshura me të brendshmet provokuese të linjës ‘Savage X Fenty’ kërcejnë në skenë ka irrituar shumë besimtarë myslimanë.
Fansat e këngëtares mbetën të indinjuar pasi zbuluan se Rihanna kishte zgjedhur në këtë klip këngën ‘Doom’, nga Coucou Chloe, e cila përmban një rrëfim të Hadithit të shenjtë.
Në Islam, Hadithet janë tekste të shenjta që besohet se janë shprehje dhe veprime të kryera nga Profeti Muhamed gjatë jetës së tij. Hadithi i përdorur në këngën ‘Doom’ flet për ditën e gjykimit dhe kthimin e Jezusit.
Mijëra fansa myslimanë të këngëtares kanë filluar polemikat ne ‘Twitter’ duke nxitur atë që të hiqte këngën e përdorur dhe tu kërkonte falje myslimanëve të ofendimin.
Ndërkohë kujtojmë se këngëtarja e ka përdorur dhe më parë këtë këngë në shfaqjen e saj ‘Fenty X Puma’, në 2017./Re.Gu/Fjala.al
https://twitter.com/TAEHYUNGGOODBOI/status/1312869155759173632