Çmimin Nobel për Kimi shkon për dy studiuese të ADN-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimin Nobel për Kiminë e marrin këtë vit dy studiuese nga SHBA dhe Franca. Jennifer A.Doudna dhe Emmanuelle Charpentier nderohen për zhvillimin e metodave për ndryshimin e ADN-së.

Siç bëri të ditur Akademia Mbretërore e Shkencave në Londër dy studiueset e shkencës së kimisë, amerikanja Jennifer A.Doudna dhe Emmanuelle Charpentier nga Franca e marrin Çmimin Nobel për zhvillimin e metodës Crispr-Cas9, ose ajo që njihet edhe si “gërshëra gjenetike”. Metoda “Crispr/Cas9” i ka revolucionuar shkencat gjenetike, ka krijuar mundësi të reja për mbjelljen, po ashtu ka hapur mundësi të reja për terapinë e kancerit dhe mund të bëjë realitet ëndrrën e shërimit të sëmundjeve të trashëgueshme, thuhet në vlerësimin e Akademisë së Nobelit.

Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna e kanë bërë efektive një nga armët më të rëndësishme të teknologjisë gjenetike, thuhet më tej. Me të studiuesit mund të ndryshojnë ADN-në e kafshëve, bimëve dhe mikroorganizmave me precizion të lartë.

Çmimet Nobel këtë vit janë ofruar me 10.milionë korona suedeze afër 950.000 euro. Vitin e kaluar u nderuan me Çmimin Nobel studiuesit që kishin zhvilluar bateritë ionike të litiumit, studiuesi amerikan i lindur në Jenë, John Goodenuogh, Stanley Whttingham i lindur në Britaninë e Madhe dhe japonezi Akira Yoshino, shkruan DW.

Shumica e Çmimeve Nobel janë dhënë këtë javë. Të enjten pritet çmimi në letërsi dhe të premten ai për Paqen./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV