A duhet të jemi të kënaqur me reformën në drejtësi? Përgjigjet Arben Rakipi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Magjistraturës dhe ish-Prokurori i Përgjithshëm Arben Rakipi si dhe një nga ekspertët e reformës në drejtësi, deklaron se Shqipëria duhet të jetë e kënaqur me ecurinë e deritanishme të reformës në drejtësi. I ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Rakipi deklaroi:

-A duhet të jemi të kënaqur me Reformën në Drejtësi?

-Efekti I saj është element thelbësor i reformës. Çdo reformë në letër nuk mund të konceptohet që të qëndrojë atje. Parë në tërësinë e saj në të gjitha shyllat kryesore siç është qeverisja e gjyqësorit, apo ligjet proceduriale dhe organike të saj plus vetingu nga krahu tjetër do të thotë tre shtylla themelore.

Unë do ta konsideroja një veprimatri të suksesshme, një nismë po të tillë, por që ka dhe ajo problemet e veta brenda saj, përshembull mënyra e interpretimit të ligjit nga persona të tjerë.

Ndoshta tendenca jonë që në çdo aktivitet që ka diferencë por jo ndërmjet asaj që ligji përmban me mënyrën se si aplikohet, kultura e përgjithshme e atyre që aplikojnë ligjin, aftësia dhe eksperienca e atyre që  aplikojnë ligjin dhe për më tepër përçimi jo adekuat i frymës së ligjit me të që zbatohet në praktikë.

Hartimi i përpilimit të ligjeve ka qenë një sukses thelbësor në fatin e drejtësisë. Ajo që ka rëndësi të madhe në këtë proces është qeverisja e gjyqësorit. Qeverisja e gjyqësorit ka rëndësi të posaçme jo vetëm për shkak të praktikës së mbrapshtë që ne kemi pasur, por edhe për shkak të tendencës që qeverisja e gjyqësorit të unifikojë qëndrimin në tërësi./Ke.Ba/Fjala.al

Të fundit

PAMJE TË RËNDA/ 7-vjeçarja përfundon në koma për shkak të sfidës virale në “TikTok”

Një vajzë 7-vjeçare nga Misuri, e quajtur Scarlett Selby, ra në koma pas një sfide virale TikTok. 7-vjeçarja po bënte...

”Historike”/Rama: I fundit i burgosur politik, Fatos Nano me urdhër të bufit të kënetës

“Për herë të parë, drejtësia po heton dhe po gjykon njerëz të lidhur me pushtetin politik. Kush e bëri këtë? Prokurorët ishin aty edhe...

‘Nuk të ndahem këmba-këmbës’/Momenti pikant me nxënësin me 7-ta që ‘tërboi’ kryeministrin

Teksa u përshëndet me një prej tyre, nxënës shkolle i klasës së tetë në Zhitom, (Bardhaj-Drobonik), kreu i qeverisë e pyeti për mësimet dhe...

“Vota për kënetën, e çuar dëm”/ Rama: Më 11 maj, të kapim trenin për t’u futur në BE

Kryeministri Edi Rama thotë se vota për Sali Berishën, është një votë e çuar dëm. Në Berat, kreu i qeverisë nënvizoi se më 11 maj,...

Euro arrin nivelin më të lartë në pesë muaj, çfarë po ndodh me kursin e këmbimit?

Monedha europiane arriti nivelet më të larta në më shumë se pesë muaj kundrejt dollarit amerikan, ndërsa parlamenti gjerman pritet të votojë një rritje...

Lajme të tjera

Web TV