“Erdha në kohën e duhur në spital”, Silva Bino flet nga Infektivi, bën apel për vaksinën e gripit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Silva Bino shefja e epidemiologjisë në ISHP gjatë një takimi onlinë me gazetarët për rëndësinë e vaksinimit ndaj gripit në kohën e COVID-19 tha se me ardhjen e dimrit mund të kemi bashkë qarkullim të gripit dhe të koronavirusit ndaj e gjithë popullata duhet të vaksinohet e sidomos grupet e riskut, pasi do të ulte sëmundshëmrinë por dhe format e rënda të gripit.

Bino ndodhet në  gjendje më të mirë shëndetësore pas prekjes nga COVID-19, por ende vijon e shtruar në spital.

Ajo tregoi se shkoi në kohën e duhur në spital por tashmë është përmirësuar. “Erdha në kohën e duhur, jam në gjendje të mirë shëndetësore po vijoj të marr trajtim. Sot jam për të folur për vaksinën e gripit”, tha Bino.

Këtë vit janë porositur 368 mijë doza të vaksinës së gripit, 4 herë më shumë se një vit më parë. Silva Bino thotë se deri në fund të muajit nëntor mund të përfundojë procesi i vaksinimit, që mund të kryhet në çdo kohë gjatë sezonit të gripit.

Sa i përket vaksinimit të gripit për personat e prekur nga covid, Silva Bino shpjegon se kur je me COVID nuk mund të vaksinohesh. Vetëm pasi të kenë kaluar 14 ditë apo mbas tamponit negativ, qytetari mund të kryejë vaksinimin./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Studimi/ Pse të rinjtë nuk duan të martohen më?

Dikur martesa ishte qëllimi përfundimtar i çdo lidhjeje. Sot? Jo më. Brezi i ri po sheh martesën me sy...

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta/ Linjat hekurudhore do të nisin operimin në 2026-ën

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije...

Përmbytjet në Rumani kërcënojnë një nga minierat më të mëdha të kripës në Evropë

Përmbytjet e mëdha, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, që goditën Rumaninë të enjten kërcënojnë të shkatërrojnë minierën e kripës Pride, e...

Cilat vende kanë pensionet më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Pensionet janë burimi kryesor i të ardhurave për të moshuarit në Evropë, sipas raportit të OECD-së “Pensionet në një vështrim 2023”. Në shumë vende evropiane,...

Antimafia italiane trajnime Policisë shqiptare për krimin me kriptomonedha

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Italisë (DIA), Gjeneral Lejtnant Michele Carbone, zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e Policisë së Shtetit, ku...

Lajme të tjera

Web TV