“Gruaja më do më shumë”, Eduart Ndocaj humb 45 kilogramë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti, Eduart Ndocaj, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku u diskutua gjatë në lidhje me peshën trupore.

Ndocaj tregoi se ishte e vështirë të vijonte me peshën që kishte dhe se ishte e nevojshme që të hiqte kilogramët e tepërt. “Duke qenë se punoj në ndërtim, kam një kompani ndërtimi në Itali. Kisha një thes çimentoje çdo ditë në kurriz”, tha ai.

Ish-deputeti u shpreh se ka humbur 45 kilogramë dhe këtë e bëri pasi kishte vështirësi në ecje dhe në punë. “Madje edhe të bëja intervistë me ju e kisha të vështirë, pasi kilogramët e tepërt më vështirësonin frymëmarrjen”, shtoi ai.

Ai zbuloi se tani ndihet shumë mirë me veten e tij. “Ndihem mirë me veten dhe jo me publikun, pasi publiku ende më kritikon se pse u dobësova shumë. Duhet të dukesh mirë në publik, por nuk ndihesha keq edhe pse isha mbipeshë. As tani nuk ndihem keq, duhej ta kisha bërë më herët këtë ndryshim”, tha Ndocaj.

Ish-deputeti zbuloi se për 5 muaj ka rënë në peshë dhe se ka patur ndërhyrje kirurgjikale, një dietë strikte dhe më pas me aktivitete fizike. “Tani vetëm u marr erë ushqimeve të mia të preferuara. Probleme kam patur vetëm me gardërobën që duhej ta ndryshoja totalisht”, tha duke qeshur Ndocaj.

Ndërsa i ngacmuar nga moderatorja Erjona Rusi nëse e do bashkëshortja më shumë, me humor u përgjigj: “Normale që më do më shumë”. Gjithashtu u shpreh se tani fansat nuk e njohin se ka ndryshuar shumë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Krijohet Operatori Kombëtar për Ujin, Rama: Paaftësia e bashkive, e frikshme!

Është zhvilluar ditën e sotme prezantimi i Operatorit të Ujit. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nënvizoi se...

“Qeveria nuk do të rrisë çmimin e ujit”, Balluku: Mbrojtje më të fortë për burimet ujore!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shpreh se për të gjitha ata që thonë se do të ketë një...

Firmosi me Juventusin, Braçe ‘kritika’ për Edon Zhegrovën: Pupupu

Emri i Edon Zhegrovës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm mes tifozëve, por edhe te politikanët shqiptarë. Pas urimeve nga kryeministri...

Balluku: Uji i pijshëm s’mund të përdoret për lavazhe makinash dhe mbushje pishinash

Ministrja Belinda Balluku ka “qortuar” sot të gjithë ata që shfrytëzojnë ujin e pijshëm në mënyrë pa kriter. Ajo tha se uji i pijshëm...

Si po lirohen ukrainasit nga librat në gjuhën ruse

Sulmi i Putinit ka bërë që dashamirësit e librave në Ukrainë të largohen nga dominimi letrar rus, me mjete të ndryshme Charlotte Higgins/ në Kyiv...

Lajme të tjera

Web TV