Sot mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, zhvillimet që pritet të ndodhin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.
Një nga ngjarjet më të rëndëshishme për këtë parti, e cila si kurrë më parë do të zhvillojë një mbledhje në ambient të hapur dhe në prani të mediave. 

Mbledhja do të zhvillohet në Amfiteatrin e Liqenit Artificial në orën 15:30, ku pritet të jenë të pranishëm 350 anëtarët e PS-së. 

Organizimi i kësaj mbledhje e cila del nga kornizat e asaj që jemi mësuar të shohim çdo vit, lidhet drejtpërdrejtë me rregullat anti-Covid që nuk lejojnë grumbullim të njerëzve në ambiente të mbyllura. 

Të gjithë pjesëmarrësit janë njohur me rendin e ditës i cili është bërë publik ditën e djeshme dhe i pari që do të marrë fjalën do të jetë kryeministri Rama, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste. 

Masat e sigurisë gjatë mbledhjes së Asamblesë pritet të jenë të përforcuara për shkak se do të zhvillohet në ambient të hapur.

Sipas burimeve të Fjala.al, Liqeni Artificial i Tiranës do të rrethohet në çdo cep nga gardistët për të shmangur incidente të mundshme gjatë zhvillimit të mbledhjes

Pjesa e parë dhe më e rëndësishmja do të ketë fokusin tek propozimi dhe zgjedhja e organeve të Partisë Socialiste, ndërsa në pjesën e dytë të Asamblesë pritet të mirtohet projekt-rregullorja për organizimin dhe zhvillimin e fushatës “Zgjidh deputetin tënd”.

Axhenda e Asamblesë së PS-së

Pjesa e parë
Hapja e mbledhjes.
Fjala e Kryetarit të Partisë dhe Kryeministrit, Edi RAMA.
Propozimi dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë.

Pjesa e dytë
Projekt-Rregullore për organizimin dhe zhvillimin e fushtaës ”Zgjidh deputetin tënd”;
Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë:
Projekt -rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i AK të Partisë” ;
Projekt- rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Kryesisë së Partisë”;
Projekt-rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës”;
Projekt-rregullore: “Kryefinancieri dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Strukturat organizative vendore të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Grupi i këshilltarëve socialistë në bashki”;
Projekt-rregullore: “Strukturat elektorale vendore”;
Projekt-rregullore: “Kodi i Etikës në Parti”;
Projekt-rregullore: “Kodi i Zgjedhjeve në Parti”;
Projekt-rregullore: “Votëbesimi në parti”;
Projekt-rregullore: “Marrëdhëniet e partisë me Organizatat e tjera”;
Projekt-rregullore: “Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij”;

Lexo edhe :  Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Mbyllja e mbledhjes.
Shënim: E detyrueshme mbajtja e maskës nga pjesëmarrësit në mbledhje

 

/Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Fjalimi i Ramës në Athinë/ Mitsotakis: Jemi fqinjë, “të dënuar” të jetojmë bashkë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur në emisionin “Morning Zone” lidhur me fjalimin që kryeministri Edi Rama mbajti disa...

Dritëhijet e “profesionistëve të urryer”

Nga Artur Ajazi Shpesh kemi pyetur vehten, nga vjen kjo opozitë ? Ku ka qenë kjo opozitë, a ka qeverisur ndonjëherë në Shqipëri kjo opozitë...

Dhuna ndaj avokatit të Berishës, ministri Manja: Meriton ndëshkimin e drejtësisë!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku u dhunua brutalisht avokati i ish-kryeministrit...

“Kam komunikuar me mjekun”/ Ministri Balla reagon për dhunimin e avokatit të Berishës

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balla ka sulmuar ashpër reagimet e...

Ndryshime në qeverinë “Rama 3”! Ikin dy zëvendës-ministra, ja detyrat e reja që marrin

Dy zëvendës ministra në kabinetin Rama 3, pritet të largohen nga detyrat që mbajnë për t’u përfshirë në diplomaci. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, duke...

Lajme të tjera

Web TV