test

Dorëzohen 2 sisteme fotovoltaike diellore në Bashkinë e Shkodrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy sisteme fotovoltaike diellore janë dorëzuar zyrtarisht në bashkinë e Shkodrës. Ceremonia, në të cilën morën pjesë Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, Zj. Kato Kikuko, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Zj. Monica Merino, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Z. Benet Beci, përfaqësues të tjerë të bashkisë, si dhe qytetarë, shënoi një hap të rëndësishëm drejt penetrimit gjithnjë e me të madh të energjive të rinovueshme në Bashkinë e Shkodrës.


Këto instalime, nga të cilat përfitojnë dy kopshte publike në Shkodër, nënvizojnë ndikimin e dukshëm të zgjidhjeve për energjinë e qëndrueshme në komunitetet lokale. Kapaciteti i sistemeve fotovoltaike diellore të instaluara është 100 kWp duke kursyer kështu rreth 32,061 Euro çdo vit.

Këto janë dy, nga dhjetë sistemet fotovoltaike diellore të instaluara në godinat publike të Shkodrës, Dibrës, Klosit dhe Përmetit, me një kapacitet total prej 542 kWp, të cilat janë të përgatitura për të reduktuar në mënyrë të konsiderueshme emetimet e karbonit me një shumë prej rreth 20,000 tonë gjatë jetës së tyre 25-vjeçare, duke siguruar qasje në energji të pastër dhe të gjelbër për rreth 2,124 fëmijë, zyrtarë publikë dhe qytetarë.

Zbatuar në kontekstin e projektit “Transformimi i tregut për përshpejtimin e energjisë diellore fotovoltaike në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria e Japonisë dhe i zbatuar nga UNDP-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencinë për Eficencën e Energjisë dheqeveritë lokale, ky projekt kishte si synim të shpejtonte tranzicionin e Shqipërisë drejt burimeve të energjisë rinovueshme.

Me një financim prej 859,000 USD nga Qeveria Japoneze, projekti ka mbështetur zbatimin e zotimeve të Shqipërisë në lidhje me Ndryshimet Klimatike të pajtueshme me Marrëveshjen e Parisit, duke përforcuar angazhimin e vendit për zhvillim të qëndrueshëm ndaj klimës.

Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, Zj. KATO Kikuko, theksoi: “Në qendër të këtij projekti është mbështetja për përpjekjet e Shqipërisë në dekarbonizim dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Ne shpresojmë që instalimi i sistemeve fotovoltaike diellore në këtë bashki të kontribuojë në diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë përveç energjisë ujore në Shqipëri. Instalimi i sistemeve fotovoltaike diellore gjithashtu do të kontribuojë në furnizimin e qëndrueshëm të energjisë elektrike dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në Shqipëri. Gjithashtu do të ndihmojë në përshpejtimin e zbatimit të Planit të Veprimit të Kontributit Kombëtar të Përcaktuar (NDC).

Në zbatimin e këtij projekti, Japonia organizoi një seminar të përbashkët me UNDP-në dhe përfaqësuesit e të katër bashkive të përfshira. Nëpërmjet këtij seminari mundëm të ndajmë përvojën dhe njohuritë tona në energjinë e rinovueshme me miqtë tanë shqiptarë. Dua të shpreh mirënjohjen time për angazhimin e palëkundur të ekipit të UNDP-së dhe ekipit zbatues të bashkive gjatë gjithë procesit të këtij projekti.”

Lexo edhe :  Molotov dhe tymuese para bashkisë/ Protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Monica Merino, nënvizoi: “Ky projekt është një kontribut i qëndrueshëm drejt zbatimit të Planit të Veprimit të Kontributit Kombëtar të Përcaktuar. Kjo do të parandalojë emetimin e mbi 20,000 tonë të gazeve me efekt serë per gjatë jetëgjatësisë së ketyre impianteve, duke iu ofruar 2,000 njerëzve qasje të drejtpërdrejtë në energji diellore. Jam mirënjohëse Qeverisë së Japonisë për partneritetin dhe mbështetjen e tyre të çmuar, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vende të tjera nëpër botë, në përpjekjen tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme me zero-emetime. Qeveria e Japonisë është një partner i rëndësishëm i UNDP-së dhe luan një rol të rëndësishëm në përkthimin e zotimeve të klimës në veprime të prekshme në terren.”

Nëpërmjet mbështetjes së politikave të synuara, instalimeve pilot në ndërtesa bashkiake dhe nismave për zhvillimin e aftësive, projekti ka synuar promovimin e energjisë diellore si një nga burimet kryesore të energjisë rinovueshme përveç energjisë së ujit.

Duke përdorur ekspertizën japoneze dhe teknologjitë e përparuara, projekti ka përmirësuar aftësitë teknike dhe ka nxitur sipërmarrjen në sektorin e energjisë diellore. Ceremonia e dorëzimit në bashkinë e Shkodrës simbolizoi bashkëpunimin e suksesshëm mes Japonisë, UNDP-së, dhe partnerëve lokalë në avancimin e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm.

Në përputhje me qëllimet e përcaktuara në COP26, UNDP-ja përmes iniciativës së Premtimit Klimatik rikonfirmoi përkushtimin për të mbështetur vendet në përkthimin e qëllimeve të Planit të Veprimit të Kontributit Kombëtar të Përcaktuar (NDC-së) në veprime konkrete. NDC-ja e përmirësuar e Shqipërisë, paraqitur në tetorin e vitit 2021, tregoi një përkushtim të vendosur për reduktimin e emetimeve të gazrave me efekt serrë dhe përqafimin e zgjidhjeve të energjisë së pastër.

Potenciali transformues i energjisë diellore eshte tashmë i dukshëm përmes dhjetë projekteve pilot të zbatuara në bashkitë Dibër, Klos, Shkodër dhe Përmet, duke rezultuar në qasje të përmirësuar në energjinë diellore për mijëra qytetarë shqiptarë.

Të fundit

Anglia mposht minimalisht Serbinë dhe merr kreun e grupit C, Bellingham vulos sfidën

Anglia përmbush pritshmëritë, fiton ndeshjen e parë të saj përballë Serbisë në Grupin C dhe merr kryesimin me pikë...

Albani fotograf? Miriam Cani na prezanton me ‘kartolinën’ më të ‘ëmbël’ të fundjavës

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një nga dyshet më të komentuara në shtypin rozë. Të dy artistët me profesionin e njëjtë...

Provimet e maturës/ Mehmeti: Numër i lartë ngelësish, ka cilësi të dobët mësimdhënie

Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore tregojnë një rritje të ndjeshme të nxënësve mbetës. 952 nuk kanë mundur të kalojnë...

“Po vritemi për një vijë uji”, kunatat sherr në emision për kanalin/ Debatet

Një konflikt kunatash zhvillohet në “Shihemi në Gjyq”. Mersinia dhe Saimja kanë ardhur për një kanal uji. Siç u shpreh ndërmjetësja e rubrikës të...

Dhimbjet e kokës/ Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara. Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma unike. Rrjedhimisht trajtimi i tyre është...

Lajme të tjera

Web TV