Biseda Rama-Merkel/Reagon ambasada gjermane: Lufta kundër krimit të organizuar përcakton bisedimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada gjermane vjen me një reagim zyrtar pas bisedës virtuale që u zhvillua ditën e sotme mes Kancelares Angela Merkel dhe Kryeministrit Edi Rama.

Në një njoftim nëpërmjet faqes zyrtare në ‘Facebook’ është theksuar sërish se çfarë u diskutua në video-konferencën e zhvilluar mes tyre.

Ndër të tjera, në njoftimin e zëdhënësit të Qeverisë Federale Steffen Seibert thuhet se Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë.

Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Mesazhi i ambasadës gjermane:

Zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert njofton:
Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot një bisedë me njëri-tjetrin përmes një videokonference.
Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.
Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

E bujshme/ Luka Modric do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht largimin e mesfushorit legjendar Luka Modric, një lajm që ka befasuar tifozët anembanë botës. Përmes...

“M’u hiq qafe!” Kur politika të bën të dukesh si dëshmitar i Jehovait

Sëmundja më e madhe e Shqipërisë sot nuk është politika, por guaska individuale, e cila po kthehet në një guaskë kolektive, me të cilën...

Çfarë la pas tërmeti 6.1 Rihter që tronditi ishullin e Kretës (PAMJET)

Tërmeti me magnitudë 6.1 Rihter që goditi ishullin e Kretës këtë të enjte shkaktoi panik dhe frikë te banorët. Të trembur nga lëkundjet e forta...

Kim Kardashian diplomohet për drejtësi pas gjashtë vitesh përkushtim

Kim Kardashian ka përfunduar zyrtarisht studimet për drejtësi, duke përmbyllur një rrugëtim gjashtëvjeçar të mbushur me sfida. Ajo e ndau këtë arritje me ndjekësit...

Shehi flet pas dorëheqjes/ Dhashë shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit, dha dorëheqjen. Shehi theksoi se...

Lajme të tjera

Web TV