Njofton vetizolimin Komisionari evropian Varhelyi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka njoftuar se është në vetizolim, pasi një anëtar i ekipit të tij është diagnostifikuar me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri.

“Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit po vetizolohemi në përputhje me udhëzimet. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative”, ka shkruar Varhelyi.

Ai në Prishtinë u takua me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë javës së kaluar, Varhelyi ka qëndruar për vizitë në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i planit të investimeve të BE-së në rajon.

Numri i rasteve me koronavirus në vendet e Bashkimit Evropian është rritur gjatë javëve të fundit.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fillim të javës së kaluar ka qenë në vetizolim, mirëpo më pas njoftoi se testi i saj për koronavirus ka dalë negativ. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

E rëndë/ Në ditën e fundit të fushatës, ekzekutohet kandidati për zgjedhjet komunale

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një kandidat për zgjedhjet komunale në shtetin...

Media britanike “Rest Less”: Shqipëria mes 11 vendeve më të mahnitshme kulturore

‘Bota është e madhe, e bukur dhe emocionuese, e përbërë nga kultura të ndryshme magjepsëse. Kultura është thelbësore për ekzistencën njerëzore dhe përshkruan besimet,...

Aksidentet rrugore u rritën me 78% në prill, shkak kryesor sjellja e shoferëve

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, në prill, numri i aksidenteve ishte 123, me rritje mbi 78% në raport me prill...

Kuvend/ Sot votohet për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, opozita bojkot!

Seanca e sotme plenare në Kuvend pritet të ketë debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës sa i takon pr.vendimit për ngritjen e Komisionit...

Lajme të tjera

Web TV