Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Peri i gjuhës, problemi që prek 5% të fëmijëve, neuropediatrja: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ina Allkanjari

Peri i gjuhës është një problem që mund të prekë rreth 5% të bebeve, ndonëse prindërit arrijnë ta vënë re kur fëmija është rreth moshës 2-vjeçare. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, neuropediatria Migena Kika, shpjegon shkaqet, simptomat dhe si mund të trajtohet ky problem i cili prek më shumë djemtë se vajzat.

Keni vënë re që fëmija juaj ka vështirësi për të formuluar fraza të thjeshta, ose shfaq kufizime të lëvizjes së gjuhës?! Fëmija juaj mund të vuajë nga peri i gjuhës, e njohur ndryshe edhe si ankiloglosia. Peri i gjuhës është ajo fija e hollë që gjendet poshtë gjuhës sonë dhe në rastin kur kemi të bëjmë me pe të shkurtër do të hasim te fëmija limit të lëvizjeve që gjuha bën. Mendohet se kjo anomali e lindur, prek më shumë djemtë se vajzat dhe shpesh fëmijët kanë një predispozicion gjenetik për t’u prekur.

Prevalenca, pra sa e shpeshtë është në popullatë, ndryshon shumë, por raportimet e fundit pohojnë se shkon diku te 4 deri 5% të të porsalindurve. Në shumë raste fëmijët që kanë perin e gjuhës kanë dhe anomali të qiellzës, sepse kufizimi në lëvizje i gjuhës sjell dhe mosformim si duhet të qiellzës. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, neuropediatrja Migena Kika shpjegon se peri i gjuhës (ankyloglossia) shkaktohet nga një frenulum linguale i shkurtër (frenulum linguale është membrana ose cipa që lidh gjuhën me dyshemenë e gojës).

Kika thekson se frenulum-i zakonisht hollohet dhe reduktohet përpara lindjes, nëse kjo gjë nuk ndodh, atëherë lëvizjet e gjuhës do të kufizohen. Megjithëse ankyloglossia mund të jetë mjaft e dukshme në vitet e para të fëmijës suaj, neuropediatrja shpjegon se graviteti dhe efektet që jep në funksionalitet pakësohen me kalimin e kohës dhe me rritjen e fëmijës, sepse dhe vetë kaviteti oral rritet dhe lehtësohen simptomat. “Gjatë 4 dhe 5 viteve të para të jetës, me rritjen e kavitetit oral, lartësohen dhe mishrat e dhëmbëve, dhëmbët bien dhe gjuha rritet dhe ngushtohet në majë. Në të njëjtën kohë frenulum linguale reduktohet, tërhiqet dhe mund edhe të rupturohet (çahet)”, shprehet Migena Kika, teksa thekson se me kalimin e kohës fëmija ka gjithnjë e më pak efekte nga peri i gjuhës.

Më tej neuropediatrja ndalet te frika e shumë prindërve të cilët e lidhin vonesën gjuhësore të fëmijëve me perin e gjuhës. Sipas saj, evidencat shkencore tregojnë se peri i gjuhës ka fare pak ose aspak lidhje me të folurit apo zhvillimin e gjuhës ekspresive. Teksa përmend disa prej ndikimeve negative që peri i gjuhës ka te fëmija, neuropediatrja ndalet te problemet me ushqyerjen me gji, higjienën orale, si dhe problemet me aktivitetet orale. Kika thekson se fëmijët që vuajnë nga peri i gjuhës në shumë pak raste kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, në këto raste rekomandohet ndërhyrja logopedike.

A shkakton peri i gjuhës vonesa gjuhësore te fëmijët?

Mjaft prindër, të cilëve u vlerësoj fëmijët për zhvillimin gjuhësor, janë të shqetësuar se mos fëmija nuk po flet pikërisht për shkak të perit të gjuhës. Në fakt, këtë bindje e kanë pasur deri vonë dhe mjaft profesionistë apo logopedë.

Evidencat shkencore tregojnë se peri i gjuhës ka fare pak ose aspak lidhje me të folurit apo zhvillimin e gjuhës ekspresive. Nga ana anatomike e funksionale pasi fëmija lind, peri i gjuhës s’ka pothuajse asnjë funksion. Gjuha ka një numër të madh muskujsh që ndërveprojnë mes tyre për të realizuar funksionin e saj në prodhimin e tingujve të gjuhës dhe peri i gjuhës është gati i parëndësishëm.

Lexo edhe :  Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë rritet pas zgjedhjeve në SHBA

Ankyloglossia mund të kufizojë lëvizjet e gjuhës, sidomos të majës së gjuhës dhe të pengojë me lëvizje të tilla, si nxjerrja e gjuhës jashtë apo lëpirja e akullores. Ndërsa lëvizjet që kërkohen për të prodhuar tingujt e gjuhës janë shumë të ndryshme, si në formë, ashtu dhe në forcë etj., me lëvizjet që mund të pengojë peri i gjuhës. Në asnjë rast peri i gjuhës nuk jep moszhvillim gjuhësor, siç mund të medojnë disa prindër. Në këtë rast duhen kërkuar shkaqe të tjera.

Në disa raste, por jo aq të shpeshta sa mendohet, peri i gjuhës mund të japë probleme me artikulimin e disa tingujve. Në këtë rast peri i gjuhës jep kufizime të theksuara dhe gjuha e ka të vështirë të ngrihet sipër drejt qiellzës së sipërme. Tingujt që nuk arrijnë të prodhohen janë /t/, /s/ dhe /r/, por edhe /d/, /z/, /s/, /th/ dhe /l/.

Ndërsa tingujt /k/, /g/, dhe të gjitha zanoret prodhohen me pjesën e prapme të gjuhës, ndaj nuk ndikohen nga peri i gjuhës. Pra, nëse fëmija ka probleme artikulimi me këta tinguj, duhet kërkuar një shkak tjetër.

Çfarë tjetër mund të shkaktojë peri i gjuhës?

Peri i gjuhës mund të ndikojë zhvillimin oral të fëmijës dhe kryesisht mënyrën si fëmija ushqehet dhe gëlltitet.

-Probleme me ushqyerjen me gji. Ushqyerja me gji kërkon që bebi ta mbajë gjuhën mbi mishrat e poshtme të dhëmbëve. Në këtë mënyrë thithja realizohet mirë dhe thithka e gjirit nuk dëmtohet. Nëse nuk e mban dot gjuhën si duhet, bebi mund të përtypet dhe jo të arrijë të thithë. Kjo shkakton dhimbje të madhe në gjirin e nënës dhe bebi nuk merr dot sasinë e mjaftueshme të qumështit. Me kalimin e kohës kjo shkakton kequshqyerje dhe bebi nuk shton në peshë.

-Higjienë orale jo e mirë. Në rastin e fëmijëve më të mëdhenj peri i gjuhës bën që fëmija ta ketë të vështirë t’i largojë mbeturinat ushqimore nga dhëmbët dhe vetëpastrimi i gojës nuk realizohet siç duhet. Kjo çon në inflamacion të mishrave të dhëmbëve dhe karies së tyre. Shumë fëmijë me pe të gjuhës i kanë dy dhëmbët frontalë poshtë me hapësirë njëri nga tjetri.

-Probleme me aktivitetet orale. Peri në gjuhë ndikon në lëpirjen e akullores, lëpirjen e buzëve, vështirëson puthjen apo mësimin e një instrumenti frymor.

 Cila është diagonoza në raste të tilla?

Zakonisht e bën pediatri, neonatologu ose mjeku otorinolaringolog nëpërmjet një ekzaminimi të gojës. Mund të përdoren instrumente vlerësuese për aftësitë lëvizëse të gjuhës.

Çfarë trajtimi këshillohet për fëmijët që vuajnë nga peri i gjuhës?

Trajtimi është kontrovers. Nëse jep problem me ushqyerjen me gji, disa mjekë rekomandojnë korrektimin menjëherë përpara se fëmija të ketë dalë nga materniteti. Disa të tjerë preferojnë të presin. Frenulum-i lingual reduktohet vetë me kalimin e kohës. Në shumë raste të tjera mund të persistojë, por pa shkaktuar probleme. Trajtimi kirugjikal mund të nevojitet në raste të tjera. Në këtë rast realizohet ose frenotomia (prerja e perit) ose frenuloplastika.

Nëse fëmija juaj ka vonesë të të folurit, kjo nuk shkaktohet nga peri i gjuhës, kështu që prindërit duhet të kenë kujdes kur u rekomandohet ta presin atë. Edhe në rastet me çrregullime artikulimi, shumë pak raste kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Në këto raste rekomandohet ndërhyrja logopedike. Vetëm në raste kur ankyloglossia ndërhyn në ushyqerjen me gji, mund të rekomandohet ndërhyrja kirurgjikale./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

“Opozita e paqartë, pa strategji”, gazetari reagon ashpër: Meta dhe Berisha në panik

Veprime normale të njerëzve që ndihen në faj dhe duan që të mbrohen, sepse do të përfundojnë në burg’. Kështu...

Javë me “përmbysje” të papritura, Meri Shehu lajmëron shenjat për lëkundjet e Nëntorit

Nëntori duket se do të vazhdojë të krijojë luhatje për shenjat e zodiakut. Sipas astrologes së njohur Meri Shehu, e ftuar në studion e...

Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë rritet pas zgjedhjeve në SHBA

Bitcoin të dielën arriti një rekord të ri mbi 80,000 dollarë. Industria e kriptove beson se fitorja e Trumpit është një shenjë e mirë...

Pse duhet t’i riktheheni pasionit të vjetër të paktën një herë në jetë

A keni një pasion të vjetër që dikur e adhuronit, por që tani ka mbetur si kujtim në sfondin e jetës? Ndoshta dikur luanit...

Gatuaje gjellën te WC e banjës! Tmerri i kohës së Enver Hoxhës!

''Ftesë në 5” programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e...

Lajme të tjera

Web TV