Gjurmet dixhitale që solli pandemia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveritë e vendeve në gjithë botën kanë shfrytëzuar pandeminë e koronavirusit, si arsye për të zgjeruar vëzhgimin online si dhe mbledhjen e informacioneve, më pas censurimin e fjalës kritike dhe ndërtimin e sistemeve teknologjike për kontroll shoqëror, thuhet në raportin më të ri të organizatës që merret me demokraci dhe të drejta të njeriut, Freedom House.

Liria në Internet më 2020, është raport që ka përfshirë 65 shtete, të cilat përbëjnë 87 për qind të përdoruesve të internetit në gjithë botën.

Raporti fokusohet në zhvillimet që kanë ndodhur në periudhën qershor 2019 – maj 2020.

Qarkullimi i shpejtë i inteligjencës artificiale dhe mbikëqyrja biometrike – me qëllim të adresimit të krizës së shëndetit publik – ka krijuar rreziqe të reja për të drejtat e njeriut. Aplikacionet e telefonave të mençur për gjurmim apo vëzhgim të masës së karantinës, janë prezantuar në 54 prej 65 shteteve që janë përfshirë në këtë raport.

Aty është thënë se pak shtete kanë mekanizma për mbrojtje të të dhënave personale kundër praktikave abuzive nga shteti apo sektori privat.

Liderët politikë janë duke shfrytëzuar pandeminë si pretekst për të censuruar lajmet që nuk janë në të mirë të tyre, që të arrestojnë kritikë apo grupe fetare e etnike. Në të paktën 45 shtete, aktivistët, gazetarët dhe pjesëtarë të publikut, janë arrestuar apo akuzuar me padi penale për fjalimet online të lidhura me pandeminë.

Qeveritë e SHBA-së dhe Indisë kanë urdhëruar bllokim të aplikacioneve të popullarizuara, që janë në pronësi të Kinës, mirëpo pavarësisht pse këto veprime kanë qenë si përgjigjje për siguri dhe shqetësime për të drejtat e njeriut, ato kanë qenë arbitrare dhe disproporcionale, andaj edhe kanë legjitimuar thirrjet e zyrtarëve kinezë që secili shtet të mbikëqyrë “internetin e vet kombëtar”.

Lexo edhe :  Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Qeveritë janë duke shfrytëzuar pandeminë si pretekst për të shtypur fjalën e lirë dhe qasjen në informacion. Autoritetet kanë censuruar raportimin e pavarur në 28 shtete dhe kanë arrestuar kritikët që janë deklaruar në platforma online në 45 shtete.

Në të Pandemia është cituar si arsyetim për të vendosur kufizime në fjalën e lirë. Banorët e të paktën 13 shteteve kanë përjetuar mbyllje të internetit, pasi qeveritë u kanë ndaluar disa grupeve të popullsisë qasjen në informacion thelbësor. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Edi Rama u shpreh mirënjohjen dy heronjve, Agim Troci dhe Klajdi Mustaj

Kryeministri Edi Rama ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për efektivët e Policisë të cilët mbajnë me nder...

Qëlloi me çifte kuajt në Llogara, policia nis hetim ndaj 55-vjeçarit

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë. Uniformat blu kanë nisur...

Rubini turpërohet në Moskë, Daku shkëlqen me golin e 5-të radhazi

Disfata e Rubinit në Moskë, përballë CSKA-së që u shënoi pesë golave miqve nga Kazani, nuk e ka sfumuar formën e mirë të Mirlind...

Dhunohet brutalisht operatori polak në Përmet, akuzon rivalët

Operatori i një guide turistike polake, c, ka denoncuar publikisht me më 2 gusht është dhunuar brutalisht nga stafi i një agjencie udhëtimi rivale. Ngjarja...

“Kushtetuesja” merr vendimin, ja çfarë do të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur. Kushtetuesja ka konstatuar se...

Lajme të tjera

Web TV