Kreu i Bashkisë së Shijakut nuk e mban mirë maskën, Rama: Mos u bëj si Luli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me batutat e tij ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ndërkohë që ishte në Xhafzotaj të Shijakut, për të inspektuar rindërtimin e shtëpive të dëmtuara në këtë zonë pas tërmetit, Rama ka vënë re se kryetari i Bahskisë së Shijakut, Elton Arbana, e mbante maskën, por kishte lënë hundën jashtë.

Kryeministri i ka bërë një krahasim me Lulzim Bashën duke i thënë: “Tani këtë maskën o veje o mos e vej. Maska është edhe për hundën, mos u bëj si Luli që lë hundën jashtë.”

Kujtojmë se kryeministri Rama ndodhet sot në Xhafzotaj të Shijakut ku bën me dije se mbi 500 banesa po marrin formë dita-ditës për familjet që do të rikthehen në shtëpi të reja, të cilat s’kanë krahasim me ato që humbën nëntorin e shkuar.

Më herët kryeministri Rama është shprehur se 4000 familje do të marrin shtëpinë e tyre, falas dhe do të gëzojnë vitin e ri në banesat e tyre të reja.

Gjithashtu, kryeministri theksoi se qyteti i Shijakut, për Ramën do të kthehet në një zonë potenciale ekonomike e turizmi falë rindërtimit.

Shijaku është një ndër epiqendrat e vazhdueshme të lëkundjeve sizmike të nëntorit të kaluar, që pësoi dëmtime të mëdha në banesa private dhe pallate.

Lagjja “Lugina”, e rrënuar tërësisht nga kjo fatkeqësi natyrore, do të ketë një pamje tërësisht të re. Banorët e mbetur të pastrehë nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, tregojnë se këto muaj kanë qenë të vështirë, por mbeten me shpresën që ndërtimi i banesave të reja të bëhet sa më shpejt./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

LaCivita, magji apo marifete?

Çapajev Gjokutaj Lidershipi i PD-së e shpalli me bujë triumfatori faktin që Chris LaCivita do të bënte kryestrategjistin politik të fushtës së...

8 mënyra si ia pret vetë rrugën suksesit tënd (pa e kuptuar fare)

Le ta pranojmë: ndryshimi nuk është i lehtë. Është shumë më rehat të qëndrosh në zonën e sigurisë, edhe kur ajo s’të çon askund....

Evi Kokalari: Ai është Sali Berisha për ju o budallenj, jo për mua

Evi Kokalari ka replikuar me ata të militantë të PD-së, që e sulmojnë pse merret me Sali Berishën. “Me shumë respekt dua t'ju kujtoj atyre...

Aksion si në filma në kryeqytet/ Efektivë të shumtë policie neutralizojnë një person

Një skenë aksion, si të ishte duke u xhiruar një film, u regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në rrugët e Tiranës, ku një...

Kush janë 7 personat e arrestuar në Durrës! Mes tyre Xhevdet Plaku dhe Voltan Xhani

Drejtori i policisë vendore të Durrësit, Vilson Bala, në një konferencë për mediat, bëri me dije se 7 persona janë arrestuar në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV