Ky artist i ‘bëri vrimën’ në kokë mikut të tij, iluzioni optik që po çudit botën

Një artist tatuazhesh ka lënë pa mend përdoruesit e mediave sociale pasi ka publikuar një foto të punës së tij ku një klient i tij ka bërë pikturë në kokë një iluzion optik.

Artisti i tatuazheve Matt Pehrson, i cili punon në kompaninë ZionTattoo në Utah, shkoi në ekstreme të reja me projektin e tij të fundit, me një ‘iluzion optik të çmendur’ që e bëri në kokën e mikut të tij Ryan.

Matt ka bërë tatuazh në kokën e mikut të tij vija të bardha dhe të zeza të cilat devijohen për në brendësi të kafkës së tij. Me ndihmën e disa dritë hijeve Matt arriti të bënte atë të dukej si një vrimë që vazhdonte thellë në kafkë.

Fotoja e cila fillimisht u postua në llogarinë e artistit në Instagram, tashmë ka marrë mijëra shpërndarje dhe në rrjetet e tjera sociale./Re.Gu/Fjala.al