Akuzat për inceneratorët/ Rama: Merren me nënën time të ndjerë. Basha: Lëre viktimizimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debat absurd e ka quajtur kryeministri Edi Rama përplasjet që ka pasur ditëve të fundit me kryedemokratin Lulzim Basha për çështjen e inceneratorëve.

Në përgjigje të këtij të fundit, i cili sot kërcënoi hapur kreun e SPAK Arben Kraja se do mbajë përgjegjësi për mos nisjen e hetimeve, Rama tha se të gjitha akuzat janë gënjeshtra dhe se puna për pastrimin e Shqipërisë nuk do të ndalojë.

Rama ka ironizuar programin e PD-së, sipas së cilit qëllimi është vetë, rrënimi dhe rrëmuja në çdo fushë të jetës.

“Sipas Lulëzimit nuk duhen paguar plehrat që shkojnë në Sharrë po duhen bërë mal me re helmi mbi Kombinat! Vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin për të njëjtën gjë! Çfarë mjerimi ky debat absurd!”, shkruan Rama.

Ai kujton edhe sulmet që në këtë periudhë fushatë vijnë në drejtim të tij, ku kundërshtarët politik, më konkretisht ish- kryeministri Sali Berisha i përmend nënën e tij të ndjerë.

“Merren me nënën time të ndjerë dhe shajnë si të dehur, e kujtojnë se do gënjejnë shqiptarët duke ua bërë të bardhën të zezë me balonat tabake e tauke që i nxjerrin nëpër dyert e fushave sanitare sa në Sharrë e sa në Fier, për të recituar vjershat e mjerimit që në fakt e mishërojnë!

Duan s’duan Lulëzimi dhe balonat e tij Shqipëria do të pastrohet nga malet e plehrave, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora e me radhë nuk do të kthehen tek malet e plehrave të Saliut e të partisë që ka program rrënimin e rrëmujën në çdo fushë të jetës shqiptare”, shton Rama.

Lexo edhe :  Arrestohet me kërkesë të SPAK, Kreshnik Farruku

Nga ana e tij kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama duke i kërkuar që të lërë mënjanë viktimizimin për të mbuluar vjedhjet.

“Lëre viktimizimin për të fshehur vjedhjen. Plehrat e tua janë në çdo cep të Shqipërisë dhe 70 milionë euro kanë avulluar pa bërë asgjë. Trego ku i ke çuar lekët. Retorika boshe nuk të shpëton dot këtë herë. Atë që nuk e thua dot sot, do ta thuash nesër në bankën e të akuzuarve”, shkruan Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Meloni për marrëveshjen e energjisë së gjelbër: Prodhimi në Shqipëri, eksporti në Itali

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ishte pjesë e takimit në Abu Dhabi ku u nënshkrua marrëveshje trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet e...

Moti i keq në Dibër, 6 fshatra të bllokuara; shkollat i rikthehen mësimit

Pas situatës së krijuar prej disa ditësh nga moti i keq, sot në të gjithë Qarkun e Dibrës vazhdon mësimi rregullisht. Autoritetet vendore kanë bërë...

A do të përfundojë bota në vitin 2060? Parashikimi i Isak Njutonit

Kur ai nuk ishte i zënë duke qenë një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave (ose duke i futur gjilpërat e...

“Më kanë kaluar plumbat tre gisht mbi kokë”/ Braçe rrëfen rrugëtimin e tij në PS

Dje u bë me dije se drejtuesi politikë të qarqeve në PS do renditen në listat e sigurta për zgjedhjet e 11 majit 2025....

Ndiheni të varur nga rrjetet sociale? Ja çfarë këshillojnë ekspertët

Rrjetet sociale kanë pushtuar jetën tonë. Nga njëra anë kënaqemi me argëtimin dhe komunikimin që na ofrojnë dhe nga ana tjetër në përdorimin e...

Lajme të tjera

Web TV