Vakanca në Kushtetuese, Meta bën gati listën me 10 kandidatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka bërë gati listën me 10 kandidatë për t’i dërguar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese.

Meta i ka bërë thirrje KED-së që të punojë pa ndërprerje për shqyrtimin e 10 kandidaturave.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, pasi u njoh me njoftimin Nr. 268 Prot. Datë 18.09.2020 dhe Vendimin Nr. 29 Datë 16.09.2020, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), administruar me Nr. 3188 Prot., Datë 21.09.2020, konstatoi se:

Në përfundim të procedurave të verifikimit të kandidaturave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese “Vakancë e parakohshme”, e krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj, e shpallur fillimisht për aplikim nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr.10723, datë 07.02.2018 dhe rishpallur me Dekretin nr. 11291, datë 27.09.2019, rezultoi se në garë për plotësimin e këtij vendi vakant nuk mbeti asnjë kandidat i kualifikuar”, thuhet në njoftim.

Ndodhur në këto kushte, pasi vlerësoi njoftimin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Presidenti i Republikës, me qëllim ndjekjen pa vonesë të procedurave të kërkuara nga Kushtetuta dhe ligji për plotësimin e kësaj “Vakance të parakohshme” në Gjykatën Kushtetuese, në cilësinë e organit të emërtesës, me Dekretin nr. 11742, datë 24.09.2020, miratoi menjëherë:

– Rishpalljen e procedurës së aplikimit (për të tretën herë) për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme”, të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj.

Kjo shpallje për aplikim ka qenë e publikuar për 20-ditë radhazi në faqen zyrtare të internetit të Institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe në shtypin e shkruar, në Fletoren Zyrtare, në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare, si dhe në gjithë mjetet e tjera të informimit publik përfshi dhe mediat audiovizive.

Pas përfundimit të afatit të rishpalljes për aplikim për këtë vend vakant (14.10.2020),rezulton sepër plotësimin e këtij vendi vakant kanë aplikuar dhe kanë shprehur interesin shtetasit e mëposhtëm:

1. Z.Aleksadër Toma

2. Z.Altin Binaj

3. Znj.Aldona Sylaj

4. Znj.Ardita Buna (Alsula)

5. Z.Eugen Papandile

6. Z.Ilir Haznedari

7. Z.Klajdi Mone

8. Znj.Orkida Totojani

Lexo edhe :  100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, prezantohet logoja

9. Z.Përparim Kalo

10. Z.Shaqir Hasanaj

Lista e aplikantëve të mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar prej tyre, do t’i përcillet menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me qëllim që ky organ të vijojë po menjëherë procesin për verifikimin e të gjitha kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant, sipas ligjit.

Presidenti i Republikës, përsërit edhe një herë thirrjen për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që:

“Me administrimin e listës së personave që kanë shprehur interesin për plotësimin e vendit vakant të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj, të fillojë menjëherë nga puna me mbledhjen e dokumentacionit përkatës për të verifikuar sa më parë kandidaturat, duke bërë me dije çdo pengesë që mund të ndeshë gjatë procesit të mbledhjes dhe/ose përpunimit të informacionit për këtë qëllim”.

Ndërkohë Presidenti i Republikës i rikujton KED-së se për plotësimin e vendit vakant të ish-gjyqtarit Besnik Muçi, që aktualisht KED ka në proces,

– të punojë pa ndërprerje, që të përfundojë sa më parë e sipas ligjit, shqyrtimin e kandidaturave;

– të angazhohet me të gjitha kapacitetet për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve të cilëve u lejohet kandidimi; dhe

– t`i propozojë Presidentit listën e kandidatëve për plotësimin e kësaj vakance, sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Presidenti i Republikës përsërit edhe një herë thirrjen ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor që të punojë në mënyrë të pandërprerë në drejtim të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave për plotësimin e të gjitha vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, që jo vetëm duhet të jetë plotësisht funksionale sa më shpejt për shqyrtimin e çështjeve të mbartura, por kjo Gjykatë duhet të jetë funksionale për të emëruar dhe 3 anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese.

Meta, i bën thirrje gjithashtu të gjitha institucioneve shtetërore të angazhohen me të gjitha kapacitetet dhe me përgjegjshmëri për t`i siguruar në kohën e duhur Këshillit të Emërimeve në Drejtësi informacionin e kërkuar prej tij për verifikimin e kandidatëve.

Gjykata Kushtetuese duhet të jetë sa më shpejt plotësisht funksionale me të 9 anëtarët e saj, në mënyrë që gjatë shqyrtimit të çështjeve, kjo trupë gjyqësore të mos ndeshet me asnjë pengesë proceduriale që bën të pamundur marrjen e vendimeve për themelin e pretendimeve kushtetuese të ngritura nga palët./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mjekët japin alarmin: Paracetamoli, sfida e re e rrezikshme në Tik-Tok!

Në platformën TitTok paraqitet një sfidë e rrezikshme që targeton të rinjtë që sfidojnë njëri-tjetrin për të marrë doza...

Ajo që po vjen është edhe më e rëndë, priten gjëma

Nga Artan Fuga Tranzicioni u mbyll… me… dështim Disa parime në shkencat politike që analistët e mediave nuk po i kuptojnë dot. 1. Nuk janë arrestimet...

“Rama ka fshirë fotot″/ Evi Kokalari shpërthen ndaj Berishës: S’ka amerikan që ju shpëton

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës se kryeministri Edi Rama ka fshirë çdo foto me Alex Soros, djalin e...

“Po thërret gjaku i katër jetëve atje”/ Gogu i kujton Berishës “21 janarin”

Socialisti Toni Gogu, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit ka folur në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ai i...

Kuvendi kthehet në ring, Noka hipën mbi tavolinë dhe godet me bidon uji ministrin Balla

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka tentuar të godasë me shishe uji ministrin Taulant Balla. Menjëherë ka ndërhyre Garda duke mos lejuar deputetët...

Lajme të tjera

Web TV