Sulmohet me armë zjarri makina e gazetarit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Makina e gazetarit, Shkumbin Kajtazi të shtunën në darkë është sulmuar me armë zjarri. Policia po heton mbi ngjarjen dhe në një njoftim zyrtar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se në vendngjarje janë gjetur gëzhoja plumbash.

Ndërkohë gazetari Shkumbin Kajtazi përmes një statusi në Facebook ka njoftuar për sulmin dhe ka shkruar që ka bërë denoncimet e nevojshme.

Mbrëmë u përballa me një sulm të rrezikshëm: vetura ime u qëllua me 5 ose 6 plumba. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, kur vetura ishte e parkuar në qendër të Mitrovicës. Unë isha afër dhe kam dëgjuar krisma arme, por si njeri naiv që beson se Kosova është vend normal, nuk e kam lejuar mendjen të më thotë se mund të jetë sulm i tillë. Isha gabim”, ka shkruar Kajtazi.

Kjo është hera e dytë që gazetari Shkumbin Kajtazi sulmohet. Herën e parë, atij kishin tentuar t’ia djegin veturën me benzinë./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme dhe era e fortë po...

Lajme të tjera

Web TV