Artan Fuga/ Ata na premtuan se do ta zbulonin vaksinën në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artan Fuga

Media shumë serioze të Evropës Perëndimore iu referuan sot në mbrëmje deklaratave dhe informacioneve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë!

Sot punojnë 44 laboratore në botë për të prodhuar vaksinën anti Covid19.  Kompjutera gjigandë vëndosin në punë inteligjencën artificiale për të veçuar molekulën më të mirë për ta bllokuar veprimin e virusit mbi njeriun.

Pothuajse gjysma e laboratorëve janë në fazën e fundit të operacionit duke e provuar mbi njeriun dhe matur nëse ka pasoja sekondare, dhe a prodhojnë ato antitrupa.

Në punë janë kompjuterët më të fuqishëm në botë. Me ritmet që po ecet, është shpejtësia më e madhe që njerëzimi ka arritur për prodhimin e një vaksine.  Laboratorët janë në një konkurrencë të pashoqe sepse në planin financiar fitimet etj., do të jenë super të mëdha.

Nga parashikimet ka siguri të konsiderueshme që vaksina do të jetë gati aty në trimuajt e parë të 2021.

Pra, duhet duruar edhe pak! Kafshuar buza edhe pak! Shtrënguar grushtet edhe pak! Solidaritet edhe pak! Veprimtari të panevojshme ose që mund të realizohen pak më vonë qetë fare dhe me cilësi nuk ka arsye të bëhen tani, do të ishte një budallallëk!

Maska duhet mbajtur, dizifenkatët po ashtu përdorur, 2 metra larg njeri tjetrit, përqafimet rezervojini edhe pak!

Për një gjë më vjen keq: si është e mundur ata që na premtuan se do ta zbulonin vaksinën në Shqipëri, ca sharlatanë, nuk e mbajtën fjalën.  Të paktën të zbulojnë shkakun e tërmeteve!

Të fundit

Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ishte sot e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e...

Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar nuk ka lidhje me...

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë!

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë, në Vlorë është ndaluar lundrimi për disa mjete për sot dhe...

E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 24-vjeçar në liqenin e Farkës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në liqenin e Farkës ku është gjetur pa shenja jete një 24-vjeçar. Dyshohet se viktima është...

AKEP: 92% e familjeve kishin internet fiks në 2024

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vlerëson se rreth 92% e familjeve shqiptare kishte internet me linja fikse në fund të vitit të...

Lajme të tjera

Web TV