Çfarë i tha gjyshi i Damian Gjiknurit Edi Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Panajot Gjiknuri është gjyshi i Damian Gjiknurit. Një plak i mençur nga fshati  Kudhës në zonën e Bregut të Vlorës. Tregojnë një histori me të që kishte jetuar në katër periudha, Mbretëri, Lufta e Dytë Botërore, komunizëm dhe tranzicion. Dikush e pyeti se si i dukej Shqipëria pas rënies së komunizmit dhe përgjigjia e tij është proverbiale. Në emisionin HARD TALK, gazetari Roland Qafoku ia rikujtoi këtë shprehje deputetit të PS.

 

-Në një intervistë që të kam marrë në vitin 2013 ke thënë: “Gjyshi im që është nga Bregu, nga Kudhësi e pyetën si të duket Shqipëria pas ’90, tha: Unë e kam parë në tre epoka, e kam parë më keq, por më të çoroditur nuk e kam parë asnjëherë. 

-Këtu bëhet fjalë për epoka. E rëndësishme është që Shqipëria ka hyrë në rrugën e duhur për të ndaluar çorodinë ku pas viteve ’90 qe me okë dhe e katandisi Shqipërinë në nivelet më të ulëta të përfaqësimit të zhvillimit të respektit që kishte Shqipëria në nivelin ndërkombëtar. Është rrugë e vështirë se kemi deficite të mëdha historike dhe natyrshëm meqë i përmende fjalët e Panajotit ai e merrte bagazhin negativ që kishte trashëguar, por Shqipëria ka ndaluar atë hemoragjinë e shumë e shumë viteve dhe ka filluar një kthesë të madhe. Rruga do jetë e gjatë. Por çorodia ka mbaruar./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

Zenit do dënohet pas fyerjeve të tifozëve ndaj Mirlind Dakut

Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i Federatës Ruse të Futbollit (CDC RFU) do të shqyrtojë në takimin e tij...

Profili i një kampioni – Humb jetën gjeniu i sipërmarrjes së lirë dhe risive

Altin Luli, 47 vjeçari që ndërroi jetë pasditen e djeshme në aksidentin e ndodhur në kryqëzimin e Kryebushatit, ishte një nga të parët themelues...

Ku gabuam që të rinjtë nuk duan të bëhen mjekë në Shqipëri?

Kontrata detyruese ndaj mjekëve të rinj, për të punuar deri në 3 vjet pas studimeve në Shqipëri, po kthehet në bumerang për Universitetin e...

Çfarë do të ndodhë me PD-në në shtator?

Shtatori pritet të jetë një muaj kyç për të ardhmen e Partisë Demokratike, ndërsa kriza e gjatë politike dhe organizative vazhdon të rëndojë mbi...

Legjenda e Bayern kritikon trajnerin: Ka frikë të luajë me të rinj

Lothar Matthäus ka kritikuar trajnerin Vincent Kompany dhe sulmuesin Harry Kane pas Superkupës së Gjermanisë. Anglezi u shpreh se Bayern është sot skuadra më e...

Lajme të tjera

Web TV