DPAP: Mësuesit që u infektuan “Emin Duraku” janë zëvendësuar, mësimi po vijon normalisht

Mësuesit që dolën të infektuar me virus në shkollën “Emin Duraku” janë zëvendësuar, mësimi po vijon normalisht.

Lajmin e konfirmoi Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar.

Në njoftimin e shpërndarë për median DPAP sqaron se mësuesit e infektuar janë zëvendësuar dhe se në këtë shkollë vijon normalisht procesi mësimor. Më tej në njoftim theksohet se kjo shkolle po dezinfektohet 3 herë në ditë.

Duam të sigurojmë prindërit e të gjithë opinionin publik se ne po punojmë intensivisht që jo vetëm në këtë shkollë por në të gjithë vendin, ambientet e shkollave tona të jenë të sigurta, me higjienizim të vazhdueshëm, me masa që respektohen e me nivel të lartë ndërgjegjësimi nga ana e nxënësve, mësuesve dhe gjithë stafit të shkollave,thuhet ndër të tjera në njoftim.

la.mi/Fjala.al