Mosha e mesme, gjenerata më e zhgënjyer nga demokracia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besimi i të rinjve tek demokracia është më i ulët se çdo grupmoshë tjetër.

Brezi i të lindurve në vitet ’80 deri në 2000-shin janë më të pakënaqurit me demokracinë sesa çdo brez tjetër i mëparshëm në të njëjtën fazë të jetës.

Një studim i realizuar nga Qendra për Ardhmërinë e Demokracisë në Universitetin e Kembrixhit, zbuloi se pothuajse në pjesën më të madhe të botës, grupmosha 18-34 vjeç, është e pakënaqur me demokracinë.

Studiuesit zbuluan se të rinjtë ndjehen më mirë me demokracinë nën udhëheqjen e liderëve populistë, qofshin ata të majtë dhe të djathtë.

Rezultatet e këtij studimi erdhën si rezultat i një i regjistri të dhënash, i cili konsiderohet si më i madhi në botë që është krijuar ndonjëherë në lidhje me legjitimitetin e demokracisë.

Studiuesit e Kembrixhit bashkëpunuan me Projektin e Sondazheve HUMAN për të përpiluar të dhënat e 5-së milionë të anketuarve në mbi 160 vende midis viteve 1973 dhe 2020, të cilët u pyetën nëse ishin të kënaqur me demokracinë në vendin e tyre.

Ky është brezi i parë në shumicë botërore që janë të pakënaqur me mënyrën se si funksionon demokracia gjatë të njëzetave dhe të tridhjetave“, thotë dr. Roberto Foa, autori kryesor i studimit.

Nga mesi i të tridhjetave, 55 për qind e të lindurve pas vitit 1980 thonë se janë të pakënaqur me demokracinë, ndërsa nën gjysma e Gjeneratës X [lindur nga vitet 1960 deri në fund të viteve 1970] ndiheshin të njëjtën mënyrë në atë moshë”, thotë ai.

Evropa Jugore, Amerika Latine, Afrika nën-Sahariane dhe demokracitë anglo-saksone, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë katër rajonet që udhëheqin trendin./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Kalifornia përballë katastrofës, tërmete dhe zjarre shkaktojnë viktima e dëme

Kalifornia u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshme të premten ndërsa shteti perëndimor i SHBA-ve lufton me zjarret vdekjeprurëse. Një...

Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presidentit të zgjedhur Trump

Groenlanda është vënë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Ishulli në Arktik është një territor i Mbretërisë së Danimarkës, por që gëzon një autonomi të...

Zuckerberg: ‘Meta’ do të zgjerojë lirinë e shprehjes në platformat e saj

Këtë javë, shefi ekzekutiv i kompanisë ‘Meta’ njoftoi se do të ketë një gamë më të gjerë të lirisë së fjalës në Facebook dhe...

Fondi social/ Kategoritë e përfshira në program

Rreth 18 shërbime të integruara komunitare me shërbime lëvizëse për personat me aftësi të kufizuar apo shërbime në banesë për të moshuarit ofrohen falë...

Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën

Nga Ylli Pata Edhe pse Sali Berisha ka deklaruar pa fund që ne nuk futemi në zgjedhjet me Edi Ramën dhe duam qeveri teknike, tani...

Lajme të tjera

Web TV