Rama: Meta-Basha, si Loli me Colin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit Edi Rama ndërsa prezantoi Task Forcën për shëndetin, që do të jetë në terren për të inspektuar masat Covid, tha se ata do të jenë engjëjt mbrojtës të njerëzve, që kanë për qëllim vetëm të monitorojnë e jo të gjobisin.

Ndërsa në Shqipëri gjoba është një mjet për të rritur sensibilizimin, se në fund të ditës edhe kjo vlen. Janë vendosur 2800 gjoba këto 5 ditë, por sa janë evituar? Dhjetëra mijëra të tilla, sepse njerëzit edhe për shkak të gjobës e kanë vendosur maskën. Çfarë duan të mësojnë më shumë për covid ata që nuk e besojnë kur gjithë bota është e alarmuar, çmendet 1 apo 2 por jo gjithë bota.

Këto janë marrëzi të papara, të cilat sigurisht stimulohen dhe përhapen nga mediat që para audiencës e klikimeve nuk pyesin as për njerëzit e tyre që punojnë aty, as për familjarët e tyre. Është e pamoralshme dhe e paudhë, por kjo nuk ndodh vetëm këtu, por në çdo vend”, u shpreh Rama.

Më tej ai ironizoi kryedemokratin Basha dhe Presidentin Meta për deklaratat e tyre të fundit në lidhje me situatën covid.

Del ky tjetri se janë bërë si Loli me Colin e thotë: Kapacitetet në spitale janë ezauruar, s’ka vend, njerëzit po lihen rrugëve, ca janë këto? Këto janë skandale morale të pagëlltitshme sepse faktikisht sot ne jemi absolutisht të përgatitur për më të keqen, por duhet ta mbajmë larg.

Sot kemi ende ¼ e kapaciteteve, nëse nuk bëjmë secili tonën mund të mbushen edhe më shpejt spitalet. Ky është çelësi që duhet të mbajmë në dorë, pa na e marrë armiku i padukshëm”,- tha Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV