Kosovë/ Transferoi mbi 2 mln euro nga Thesari i Shtetit në një kompani private, ja vendimi i gjykatës për të akuzuarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj punëtorit të Thesarit të Kosovës. Ai akuzohet se ka transferuar mbi 2 milionë euro nga ky institucion shtetëror në një kompani private.

Policia e Kosovës tha të mërkurën se e ka arrestuar të dyshuarin L.G kurse dy persona të tjerë, që janë pronar të kompanisë private ku u transferuan paratë, ndodhen në arrati.

Siç njofton Gjykata, i pandehuri me iniciale L.G dyshohet për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan rel. Gjykata tha se mori vendimin për ta dërguar në paraburgim të akuzuarin, pasi mund të arratiset apo të pengojë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar në dëshmitarë apo bashkëpunëtorë të tjerë.

“I pandehuri L.G dyshohet se me datë 09 tetor 2020 në cilësinë e personit zyrtar ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke realizuar transaksione në vlerë prej 2,077,995.90 euro në adresë të një kompanie, me të cilat veprime i ka shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në shumë prej 2,077,995.90 euro dhe me këtë dyshohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton Gjytata Themelore e Prishtinës.

I arrestuari është personi i identifikuar me inicialet  L.G, punëtor i Thesarit të Kosovës, dyshohet se ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë, LDA Group Shpk (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), me bazë në Llapushnik, fshat në Komunën e Gllogocit, 30 kilometra larg Prishtinës.

Më herët gjatë ditës është mbajtur seanca dëgjimore ndaj të arrestuarit. Avokati i L.G, Veton Rrecaj tha se Prokuroria nuk paraqiti “asnjë provë konkrete relevante, e cila do ta mbështeste një pretendim të tillë, mirëpo kërkesa ishte tërësisht e përgjithësuar, e supozuar dhe në asnjë rast nuk pati mundësi ta argumentojë të njëjtën”./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Na ishte dikur/ Më 5 prill 1939 lindi Leka Zogu I, Leka i I-rë

Më 5 prill 1939 lindi Leka Zogu I, Leka i I-rë (5 prill 1939 — 30 nëntor 2011) ishte...

Edi Rama, një kampion i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës

Nga Arianit Shehu Pavarësisht se kam pasur privilegjin të takohem me udhëheqës botërorë, Mbretër dhe Emirë në mbarë globin përgjatë më shumë se dy dekadave,...

Shpërndate kokainë në diskot e natës në Tiranë/ Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari

Arrestimi i 26-vjeçarit u bë pas mesnate në Rinas, ku Policia ndaloi automjetin që drejtohej nga i riu. Gjatë kontrollit fizik të personit dhe...

Thiago Motta flet pas largimit: “Juventusi duhet të më jepte kohë, po flasin gënjeshtra”

Pritej të qëndronte te “Zonja e Vjetër” deri në fund të sezonit, por nuk ndodhi kështu. Thiago Motta ka folur “pa doreza”, në një...

Parlamenti Europian përshëndet ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave në 2027

Raporti vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, hartuar nga eurodeputeti David McCallister dhe miratuar në seancë plenare nga Parlamenti Europian, “përqafon”...

Lajme të tjera

Web TV